Aleksandro Nesta, rikthim ne Tirane
Pas nje mungese te gjate, per shkak te demtimit, Aleksando Nesat do te rikthehet ne fushe, ne ndeshjen e sotme me Tiranen. Nje nder mbrojtesit me te mire ne bote, pritet te luaje pas nje kohe te gjate jashte fushes. Ne nje interviste dhene per faqen zyrtare te Milanit, mbrojtesi gjeorgjian, Kaladze, ka folur nder te tjera edhe per rikthimin e mbrojtesit italian, Aleksandro Nesta. "Me vjen keq per demtimin e gjate te Nestes, qe e la jashte fushes dhe larg ekipit tone per nje kohe te gjate. Tani ai eshte me mire. Po stervitet me ekipin dhe besoj se shume shpejt do te rikthehet 100% ne forme. Nesta do te luaje me ne fund, ndaj Tiranes ne Shqiperi, me 14 Tetor, dhe me duhet t'i uroj me kete rast rikthim te shpejte, sepse Sandro eshte njeri dhe lojtar i madh," - eshte shprehur Kaladze, i cili ndodhej ne Gjeorgji dhe eshte kthyer dje paradite ne Milano, per t'iu bashkuar kuqezinjve. Pervec disa lojtareve te grumbulluar me ekipet perfaqesuese, yje te tjere si Maldini, Inzagi, e madje edhe Ronaldinjo pritet te jene sot ne "Qemal Stafa" perballe Tiranes, ne nje ndeshje miqesore.