Nallbani, i qete perballe yjeve te Milanit
Yje te futbollit boteror, Paolo Maldini, Alesandro Nesta, Pipo Inzagi, apo Ronaldinjo pritet te zbresin sot ne Tirane, ne nje ndeshje miqesore me ekipin me te mire te kampionatit tone, Tirana. Milani i madh do te prezantohet per here te pare para tifozeve te shumte shqiptare, ne nje ndeshje miqesore. Ne tere historine e ndeshjeve nderkombetare, Milanit nuk i ka rene asnjehere shorti te luaje ndaj nje ekipi shqiptar. Ekipi i Tiranes zhvilloi dje stervitjen e fundit, ne vigjilje te takimit te shumepritur nga tifozet shqiptare. Trajneri kroat i Tiranes, Zlatko Slishkovic mbylli pergatitjet per kete ndeshje, me nje seance te lehte, zhvilluar paraditen e djeshme. Ne fushe Tirana do te zbrese me formacionin me te mire te mundshem. Portieri i Tiranes, Blendi Nallbani, duke folur para miqesores me Milanin thote se nuk do te kete problem potencen e sulmit te ekipit te njohur ne Seria A, per shkak se si portieri ka eksperiencen e duhur ne arenen nderkombetare. "Kam mbrojtur ngjyrat e kombetares ne nje ndeshje nderkombetare ndaj Anglise, ne moshen 17 vjec, keshtu qe nuk iu druhem sulmuesve te Milanit," - theksoi Nallbani. I njohur per batuta, "tata" tha dicka edhe per ekipin e Milanit. "Jam tifoz i Juves dhe me kete rast do te bej gjithcka, qe te humbe Milani ne Tirane."
Takimi
Sot ne dreke, Milani do te zbrese ne Aeroportin "Nene Tereza" dhe do te drejtohet ne hotel "Sheraton". Ne oren 16.00 do te dalin ne nje konference te perbashket per shtyp dy trajneret e ekipeve, Karlo Anceloti i Milanit dhe Zlatko Slishkovic i Tiranes. Nen masa te forta sigurie Milani do te qendroje deri ne oren 18.30 ne hotelin qe ndodhet prane stadiumit "Qemal Stafa", ku ne oren 19.00 do te zhvillohet ndeshja miqesore me Tiranen. Ndeshja pritet te karakterizohet nga nje spektakel i vertete. Do te kete mjaft surpriza. Shefi i klubit "Tirana", Eduart Gjini u shpreh se; "jane marre te gjitha masat nga organizatori 'Taci Oil", por edhe nga klubi i Tiranes qe kete ndeshje ta percjellim permes emocioneve te medha." Menjehere pas perfundimit te ndeshjes me Tiranen, Milani do te niset drejt Italise.