Vota boterore
Hulumtimet e opinionit dhe studimet nga fondacioni Pew, BBC dhe Gallup, tregojne se evropianet, latino-amerikanet, afrikanet dhe aziatiket, jo vetem qe jane ne mase te madhe ne favor te senatorit Barack Obama, kundrejt rivalit te tij John McCain, por besojne se Obama do t'i permiresonte marredheniet e Shteteve te Bashkuara me pjesen tjeter te botes. Duket se amerikaneve keto gjetje u jane dukur atraktive. Hulumtimet ne Amerike tregojne, se shume votues jane te shqetesuar lidhur me perkeqesimin e prestigjit te Shteteve te Bashkuara gjate administrates se presidentit Bush dhe deshirojne qe ky prestigj, te riperterihet nga presidenti i ardhshem.
Por shtrohet ceshtja nese zoti Obama zgjidhet, cfare jane gjasat qe ai t'i plotesoje keto pritje te larta dhe a mundet ai realisht te tregoje rezultate qe John McCain nuk mund t'i arrije?
Pergjigjja ne keto pyetje nuk eshte aq e qarte, ashtu sic sugjerojne hulumtimet e opinionit.
Njeri nga argumentet paraqitet ne raportin e Pew Global Project, thekson se Obamania, ne mase te madhe, nuk eshte e pranishme ne rajonin ku ndikimit amerikan i duhet shtytje: ne Lindjen e Mesme. Vetem 34 % te libanezeve, 31 % e egjiptianeve dhe 22% e jordanezeve thone se ata kane besim se senatori Barack Obama do te beje gjera te drejta ne punet boterore. Ne Pakistan te dhenat jane 10%. Izraeli eshte njeri nga pak shtetet ne bote ku se paku disa hulumtime te opinionit, tregojne se McCain udheheq para rivalit te tij Obama. Shume izraelite frikesohen se Obama do te jete shume i bute ndaj Iranit, shume arabe parashikojne, se ai do te jete shume i bute ndaj Izraelit.
Administrata e re, qofte ajo Obama ose McCain, ndoshta duhet ta pranoje anti-amerikanizmin ne Pakistan, si cmim te mbetjes ne ofensive kunder Al-Kaides dhe talibaneve. Popullariteti i madh i z. Obama ne Evropen perendimore,(per shembull rejtingu i tij ne France dhe ne Gjermani eshte mbi 80%), duket se reflekton pritjen se demokrati do t'i ndryshoje politikat e presidenti Bush.
Por, z. Obama favorizon dergimin e numrit te madh te trupave plotesuese ne Afganistan, perderisa opinioni publik ne secilin vend te NATO-s, me perjashtim te Britanise, e favorizon terheqjen.
Ne nivelin qeveritar, disa zyrtare te larte ne Gjermani, France dhe Britani, thone se do t'i japin verejtje planit te senatorit Obama qe te zhvilloje negociata me Iranin pa kushte.
Shprehja e entuziazmit te madh per zotin Obama ne vendet sic jane Berlini, duket se reflekton deshiren per riperteritjen e marredhenieve te thyera. Presidenca Obama ofron mundesi te ndertimit mbi keto ndjenja. Z. McCain duhet te jete gjakftohte. Asnjeri nuk do te kete gjasa te mira per rritjen e numrit te trupave evropiane ne Afganistan ose per sanksione te reja kunder Iranit.
Por, ne ceshtjen e paqarte por kritike, te prestigjit amerikan dhe te gatishmerise per ta pranuar lidershipin e Shteteve te Bashkuara, z. Obama mund te ofroje me teper.
Publikuar dje nga "Washington Post"