Shqiperia "prek" Portugaline e Ronaldos
Aranit Muraci
Dje pasdite ekipi yne kombetar la Budapestin, pas nje shije te hidhur, per t'u vendosur ne Guimaresh te Portugalise. Ne kete qytet ekipi i drejtuar nga Ari Han eshte sistemuar, per te qendruar nje dite te vetme. Sot, para ndeshjes me Portugaline kombetarja do te zhvendoset ne Brage, ku te merkuren do te luaje sfiden e 4-et te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010". Presidenti i FSHF-se Armando Duka ka ndjekur nga afer seancen e fundit te stervitjes se kombetares. Humbja e pesuar te shtunen me Hungarine, problemet qe pa kalojne disa lojtare titullare dhe sulmi i forte i Portugalise, e kane detyruar ekipin tone perfaqesues te jete me i heshtur, se pak dite me pare. Ne rast se Shqiperia arrin nje rezultat pozitiv perballe Portugalise, portugezet duhet te dorezohen perpara objektivit te tyre, qe eshte kualifikimi ne boterorin e ardhshem.
Synimi
Trajneri holandez, Ari Han nuk ka shprehur ndonje iluzion ne perballjen me Portugaline, pasi e ka pranuar vete, disa kohe me pare, se grupin tone do ta dominoje Portugalia, qe ben diferencen dhe per vend te dyte do te luajne Danimarka dhe Suedia. Portugalia, pas humbjes 3-2, me Danimarken ne shtepi dhe pas barazimit te fundit, 0-0, ne Suedi duhet te rikthehet te fitorja ne ndeshjen e se merkures. Perballe kuqezinjve nuk eshte vene ne dyshim fitorja e tyre, madje portugezet parashikojne te shenojne nje bollek me gola ndaj ekipit tone kombetar. Portugalia na kane mundur 3 here, ne tre ndeshje. Ne dy ndeshje zyrtare , '95-'96, jemi mundur (0-3, 2-0). Ne miqesoren e vitit, 2003, Portugalia ka fituar, 5-3.
Mungesat
Shqiperia pas humbjes 2-0 qe pesoi te shtunen me Hungarine, eshte duke bere perpjekje per te mposhtur faktorin psikologjik, per te mos pesuar nje zhgenjim edhe me te thelle, kete te merkure, me Portugaline. Trajneri Ari Han nuk do te kete ne formacion sulmuesin e Riedit, Hamdi Salihi, i demtuar disa dite para ndeshjes me Hungarine, por edhe sulmuesit e tjere jane te merzitur me preferencat e tij. Kapllani nuk eshte preferuar nga ana e trajnerit, ndersa Besart Berisha eshte shfaqur i nervozuar nga perzgjedhjet e trajnerit Han, ne pjese te dyte, kur pesuam dy gola nga Hungaria. Problem eshte bere mbrojtja, pasi formacionit baze te ekipit tone do t'i mungoje mbrojtesi, Armend Dallku, i s' kualifikuar pas kartonit te dyte te verdhe qe mori me hungarezet. Me probleme demtimi jane edhe lojtare te tjere, si Vangjeli, Cana e Hyka. Mesfushori i Olimpikut te Marsejes deklaroi dy dite para ndeshjes se gjendja e tij do te permiresohet dhe u shpreh i sigurte se do te rikthehet ne ndeshjen e se merkures, perballe Portugalise, me synimin qe Shqiperia te lere pas lojen e dobet ndaj Hungarise. "Nuk ishim ne nje dite te mire me Hungarine dhe duhet ta harrojme ate humbje," - tha Lorik Cana .
Formacionet e mundshme Portugali- Shqiperi:
Portugalia: Kuim; Jose Bosingva, Pepe, Bruno Alves, Paulo Ferreira; Joao Moutinjo, Fernando Meira, Raul Meireles; Nani, Hugo Almeida, Kristiano Ronaldo.
Shqiperia: Arjan Beqaj; Debatik Curri, Ervin Bulku, Kristi Vangjeli, Elvin Beqiri, Lorik Cana, Klodian Duro, Altin Lala, Ansi Agolli, Ervin Skela, Erion Bogdani
Gjyqtar: Knat Kirker (Gjermani)
Kueiros: K. Ronaldo, kapiten i madh
Kueiroz do te kete mungesat e disa lojtareve titullare te demtuar si Manike, Deko, mbrojtesin e qendres, Kalvajo dhe lojtarin e krahut te majte, Sabrosa, ne ndeshjen e se merkures, perballe Shqiperise. Por pas barazimit me Suedine, trajneri i Portugalise, Kuerioz eshte shprehur i kenaqur me rikthimin e Kristiano Ronaldos, per te cilin shprehet: "Ekipit portugez i eshte rikthyer shpirti luftarak. Kristiano Ronaldo eshte nje kapiten i madh. Nese ekipit tone i duhet nje udheheqes... ai eshte vertet nje shembull."
70 ndeshje
Altin Lala do te luaje kete te merkure ndaj Portugalise ndeshjen e 70-te me kuqezinjte. Kapiteni aktual i kombetares ishte ndaj Hungarise dhe do te jete pika kryesore e mesfushes ne perballjen e radhes. Mesfushori i Hanoverit eshte prane thyerjes se rekordit, qe ka vendosur ish portieri Foto Strakosha, i cili zhvilloi 73 ndeshje me perfaqesuesen.