Lobon në Nicë

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli vazhdon të lobojë për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
Sipas një kumtese për media të lëshuar nga AKR’ja, Pacolli ka qëndruar në Nicë ku është mbajtur Samiti treditor “Francë-Afrikë”, ku ka zhvilluar takime me liderë të vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me ç’rast ka shfrytëzuar këto takime për të kërkuar nga personalitetet më të larta të shteteve pjesëmarrëse, njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.
Në komunikatë thuhet se Pacolli në Nicë është takuar me Ministrin e Jashtëm të Ganës, Alhaji Mohammed Mumuni dhe me Ministrin e Jashtëm të Zambisë, Kabinga Jacus Pande, nga të cilët ka kërkuar njohjen e Kosovës, dhe njëherësh ka paralajmëruar vizitën në këto vende gjatë muajit qershor.
Në komunikatë thuhet se Pacolli ka kërkuar që shteti i Ganës të shqyrtojë më vëmendje mundësinë e njohjes sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.
Ai i ka thënë Ministrit të Punëve të Jashtme të Ganës, Mohammed Mamuni, se Kosovën e kanë njohur shumica e vendeve demokratike të botës, prandaj presim që shumë shpejt edhe Gana ta marrë një vendim të tillë.
Kreu i AKR’së është takuar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Bernard Membe, i cili i mundësoi Pacollit takime shumë të rëndësishme me shumë përfaqësues shtetesh me rëndësi të Afrikës.
Sipas komunikatës, Presidenti i AKR’së ka marrë premtim për njohje të shpejtë të Kosovës nga shteti i Tanzanisë, që, siç thuhet, njohja nga Tanzania tashmë është në procedim e sipër.
Pacolli, të martën mbrëma në Nicë shtroi një darkë miqësore ku ishin të ftuar 12 përfaqësues të lartë të shteteve Afrikane, me të cilët ai po mban kontakte të vazhdueshme për njohje të pavarësisë së Kosovës.