E Diel, 1 Nëntor 2026

Alergjia kronike mund të bëhet shkak për zinozit dhe inflacion të veshit

Autori i Lajmit: red.
Riniti alergjik shkaktohet si pasojë e një alergjenti i cili me anë të rrugëve të frymëmarrjes hyn dhe krijon një inflamacion apo ndjeshmëri në mukozën (pjesën e brendshme të hundës). Ky inflamacion nuk është pasojë e ndonjë infeksioni. Nga shenjat më të spikatura janë kruajtja e hundës, rrjedhja e tyre, tështimë, kollë dhe dhimbje e lehtë e fytit. Të tjera shenja që i shoqërojnë janë edhe lotimi i syve apo kruajtja e tyre. Nga alergjentët më të shpeshtë janë polenet e luleve apo pemëve. Polenet janë të mëdha dhe si të tilla bllokojne hundët dhe kapen aty duke ngecur.
Një nga detyrat e hundës është bashkë me ngrohjen dhe rritjen e lagështisë së ajrit që thithet, edhe bllokimi i lëndëve të ndryshme. Trupi këto lëndë i sheh si armik dhe i merr nën mbikqyrje. Kur ndeshet dhe një herë tjetër me ato, atëherë prodhon një lëndë që quhet histaminë e cila shkakton edhe shenjat e sëmundjes. Sipas sasisë së poleneve, edhe shenjat e sëmundjes rriten apo ulen. Megjithatë, llojet e peleneve janë të ndryshme dhe duhet qartësuar mirë se cila prej tyre krijon alergji. Mirë është që pasi ta ketë mësuar këtë, personi të qëndrojë sa më larg prej asaj zone. Gjendja e tillë në qoftë se personi nuk largohet nga ambienti mund të zgjasë për më shumë se një javë. Kjo gjendje tek fëmijët bëhet shkak për rënien në mësime kurse tek të rriturit, rënie e cilësisë së punës.
Rreth 20% e rasteve mund të vazhdojnë për gjithë jetën me ulje dhe rritje të shqetësimeve. Këtu shkaku kryesor janë pluhuri i shtëpisë. Në këto raste, bllokimi i hundës është më i dukshëm sesa tek polenet tek të cilat kruatjet, kullimi i hundës dhe shenjat në sy janë më në pa. Bashkë me pluhurin, shkak tjetër janë edhe kërpudhat apo kafshët shtëpiake. Alergjia kronike mund të bëhet shkak për sinuzit. Meqë në vazhdim të rrugëve të frymëmarrjes janë edhe bronket, atëherë mund të themi se ata të cilët kanë rinit alergjik janë të prirur edhe për astmë. Po kështu edhe otiti (inflamacioni i veshit) kronik jomikrobik është përsëri i mundshëm tek këta individë sidomos tek fëmijët.
Si ta përcaktojmë?
Tek ata persona me shenjat e mësipërme bëhet analizë gjaku. Por më i saktë dhe specifik për këtë problem është testi i lëkurës. Megjithatë ka dhe sëmundje të tjera të po asaj zone jashtë rinitit alergjik prandaj është mirë që fëmija juaj apo ju të vizitoheni tek një mjek otojatër apo alergolog.
Si kurohet ?
Baza e kurës është largimi nga shkaku, megjithëse jo gjithmonë mind të arrihet një gjë e tillë. Mos lëvizni shumë mes luleve dhe pemëve. Bëni dush në darkë duke shkundur kështu polenet. Mos i hapni xhamat e makinës. Mbyllini penxheret. Ndryshojini shpesh filtrat e kondicionerit. Përdorini syzet përjashta.
Tek ata që kanë alergji pluhurin, duhet t i kenë sendet që i rrethojnë apo flenë të pastra nga pluhuri dhe të largohen gjatë pastrimit të shtëpisë apo qilimave.
Megjithatë, këto mund të mos mjaftojnë. Në këto raste jepen ilaçe që ndryshojnë si lloj apo si dozë nga alergjenti në alergjent prandaj mirë është që kura të jepet nga një alergolog. Disa lloj prej tyre janë antihistaminikët (ilaçe që mund të përdoren si spray apo si tableta ) që parandalojnë lotimin , kullimin e hundëve. Pastaj kortikosteroidët. Por në raste rezistence të kurave dhe shqetësimeve të mëdha apo të shoqëruara me astmë mund të bëhet dhe vaksina e alergjentit (imunoterapia) ku në trup karshi alergjentit formohen në trup antitrupat mbrojtës.

Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›