Cigarja vonon shërimin nga bronshiti akut
Autori i Lajmit: red.
Bronshiti akut është një sëmundje infektive e rrugëve të frymëmarrjes të quajtura bronshe (bronke). Këto rrugë gjatë kësaj sëmundjeje fryhen dhe fillojnë prodhojnë më shumë sekrecione. Këto sekrecione (sputumi, gëlbaza) dalin jashtë me kollë. Fryrja dhe enjtja e rrugëve të frymëmarrjes vështirëson marrjen e frymës dhe bën që gjatë dëgjimit me stetoskop, të dëgjohen disa zëra specifikë.
Cilët janë shkaqet e bronshitit akut?
Shkaku kryesor janë disa viruse. Ashtu sikurse bëjnë infeksion në hundë dhe grykë, po këto mikroorganizma bëhen shkak edhe për bronshitin akut. Trupi ynë mundohet të marrë masa karshi këtyre viruseve dhe lufta mes trupit dhe viruseve shkakton atë enjtje dhe sekrecion të tepërt. Megjithëse trupi ynë i mund këto viruse, përsëri i duhet pak kohë për ta marrë veten. Disa lëndë si cigarja vonojnë kohën dhe proçesin e rikuperimit.
Si transmetohet ?
Viruset transmetohen me anë të kollës. Gjithashtu, përkrah ajrit edhe takimi dhe dhënia e dorës së infektuarve mund të transmetojë viruset. Nëse pini cigare apo jetoni mes një ajri të ndotur nga pluhuri, mundësia për t u infektuar është më e lartë.
Si ta kurojmë?
Meqë shkaktarët janë viruset, atëherë antibiotikët nuk janë të nevojshëm. Nëse keni problem me frymëmarrjen, doktori do t ju japë ilaçin e duhur ashtu sikurse dhe në rastin e astmës. Këto ilaçe lirojnë rrugët e frymëmarrjes dhe pakësojnë sekrecionet. Nëse jeni pirës i duhanit, duhet ta lini atë patjetër.
Problemet e tjera që shoqërojnë bronshiti akut
Ndonjëherë kolla zgjat me javë të tëra. Kjo më së shumti vjen si pasojë e zgjatjes së shërimit të bronsheve. Por disa herë bronshiti akut mund të ngatërrohet me astmën. Nëse kjo kollë zgjat shumë dhe zakonisht ndodh natën apo kur merreni me diçka (gjatë lëvizjes), ju mund të keni një astmë të lehtë. Kështu që shkoni tek mjeku juaj për të bërë testet e frymëmarrjes të cilat i ndajnë këto dy diagnoza. Edhe tuberkulozi mund të ketë shenja të njëjta me të bronshitit akut. Nëse keni temperaturë apo djersitje të tepërt dhe e ndjeni veten shumë të këputur (bashkë me kollën që zgjat gjatë) mund t ju duhet të bëni një grafi mushkërie. Kolla juaj mund të vijë edhe si pasojë e kapërcimit të ndonjë pjese të ushqimit të stomakut në rrugët e frymëmarrjes. Nëse kolla nuk humbet dhe në mëngjes ngriheni dhe keni një shije të hidhur, konsultohuni me mjekun tuaj.
Kur duhet të vemi tek doktori?
Nëse kolla ju zgjat më shumë se një muaj apo temperatura nuk bie për disa ditë, kontaktoni me mjekun tuaj. Nëse ju fryhen këmbët, nëse keni vështirësi në frymëmarrje apo gjatë sekrecioneve vini re gjak, atëherë kontaktoni me mjekun tuaj.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008