Qeveria përsëri kundër biznesit
Nikollaq Neranxi
Puna në të zezë është një fenomen i përbotshëm, prezent edhe në vende shumë të zhvilluara. Bëhet fjalë për atë shtresë njerëzish krejtësisht të pambrojtur nga legjislacioni i punës, kryesisht ekstrakomunitarë që punojnë në ndërtim apo punë të tjera të rënda, por padyshim flasim jo për shifra alarmante. Ndërkohë që në Shqipëri problemi është shumë më i thellë e i përhapur. Madje, për të qenë deri në fund të sinqertë, zor se mund të gjesh ndonjë ndërmarrje sado e madhe dhe serioze të jetë, që nuk e ka ndonjë punëtor të tij të pasiguruar. Të dalësh në anën e atij që është kundër të drejtës së pamohueshme të një punëmarrësi për të qenë i siguruar, do të thotë të jesh kundër një të drejte njerëzore thelbësore, do të thotë në fund të fundit të jesh kundër jetës. Prandaj dhe unë si një njeri i biznesit nuk jam kundër sigurisë së punonjësve dhe krijimit të kushteve optimale që ata të ndjehen mirë në vendin e tyre të punës. Po çfarë është ajo që nuk më tingëllon shumë normale? Është pikërisht alarmi që dha pak ditë më parë kryeministri Berisha ku në një mbledhje qeverie i kërkoi ministrave Bode dhe Alibeaj që të vendosnin sanksione duke e konsideruar punën në të zezë si një vepër penale. E thënë ndryshe, nëse zbulohet se një punëdhënës, punëson një individ pa e siguruar atë, ai do të shkojë në burg. Dhe e gjitha kjo sipas Berishës bëhet që të zhduket skllavëria në vend. Shumë e bukur dhe humane për ata që e dëgjojnë, por nuk e marrin mundimin ta analizojnë thellë. Berisha mbron jetën dhe jo biznesmenin e pashpirt që nuk do t’ia dijë për punëtorët e tij, kështu ngjan teksa e lexon vertikalisht, apo jo? Në fakt të gjithë do t’i jepnin të drejtë dhe do ta përgëzonin nëse vetë Berisha do të ishte përpjekur që në gjithë këto vite qeverisje të kishte ndërtuar një shtet, i cili në bazë të filozofisë së tij të kishte jetën e njeriut. Mirëpo ngjarjet po tregojnë se është pikërisht jeta e njeriut gjëja më e parëndësishme sot për këtë qeveri. E si mund t’i vësh prangat një sipërmarrësi në një kohë kur ti si shtet nuk i siguron atij as kushtet më minimale për të bërë biznes: as ujë, as drita, as rrugë, i vendos taksat më të larta në Europë, pavarësisht shitjeve…?! E megjithatë ai me sakrifica të mëdha e duke ngrënë veten me dhëmbë reziston. Madje edhe punëson plot qytetarë, ata që ti si shtet i lë rrugëve, duke mos i hapur kurrë ato vende pune që premtove. Edhe pse është manipuluar me metodologjinë e statistikave në vend, në mënyrë që të mos merret vesh asnjëherë sa është niveli i papunësisë, nga disa përllogaritje del se sot në vend ka 1.1 milion njerëz të aftë për punë, ndërkohë që figurojnë si të punësuar vetëm 397 mijë (me kontratë me sigurimet shoqërore). Edhe pse qeveria këmbëngul se papunësia në vend është 13.2%, e vërteta është se sot 50% e popullatës së aftë për punë, është e papunë. Atëherë lind pyetja: këta të papunë, më mirë të lihen rrugëve duke mos e vënë ujët në zjarr për fatin e tyre, apo të merren në punë nga privati qoftë edhe në të zezë (natyrisht provizorisht)? Në fakt asnjëra prej dy opsioneve nuk është zgjidhja ideale, por nëse do na duhet të zgjedhim mes dy të këqijave, padiskutim që do të zgjidhnim të keqen më të vogël. Në një ekonomi akoma informale, ku konkurrenca mbetet e pandershme dhe gjithçka shkon në favor të sipërmarrësve simpatizantë të PD-së, mos vallë duhet që pjesa tjetër të shkojë në burg, sepse mëkati i tyre i vetëm është se kanë punësuar njerëz? Unë e kuptoj mirë se kjo historia e sanksioneve është asgjë më shumë se sa një demagogji e radhës, ushqimi i domosdoshëm dhe i preferuar e kryeministrit tonë, ndërkohë që ditët kalojnë shpejt dhe zgjedhjet po afrojnë. Në disa vende shumë të zhvilluara të Europës, aty ku aspirojmë të futemi edhe ne, ka një sanksion të tillë, i cili është formuluar pak a shumë kështu: “Dënimi më i rëndë parashikohet me arrest deri në një vit e gjysmë burg për të gjithë ata sipërmarrës, të cilët lejojnë që punëtorët e tyre të punojnë në të zezë në një ndërmarrje me një rrezikshmëri të lartë eksplozivi, kancerogjeni dhe kimikatesh”. Pra, merreni me mend, edhe në vende ku ekonomia funksionon sipas të gjitha rregullave, shikoni në çfarë rastesh ekstreme parashikohet burgu për një sipërmarrës. Pasi në ndryshim nga mendjet e limituara të qeveritarëve tanë, në botë njeriu i biznesit është i shenjtë, pasi ai sjell zhvillimin, sjell progresin, ai jep jetë dhe kurrsesi nuk vret.