Bojkoti i PS, si u bllokuan ligjet me te rendesishme
Rozeta Rapushi
Mungesa e 64 deputeteve te opozites ne Kuvend, i ka kushtuar jo pak mazhorances dhe Parlamentit, ne miratimin e projektligjeve te rendesishme. Pavaresisht punes voluminoze te mazhorances, e cila ne keto kater muaj te sesionit te pare te ketij Parlamenti, miratoi rreth 70 ligje, projekte te rendesishme kane mbetur ende ne sirtaret e Kuvendit. Nje nder tyre, eshte edhe projektligji per kufizimit te imunitetit te deputeteve dhe te te zgjedhurve. Projekt, i cili per shkak te debateve dhe kundershtimeve, nuk u miratua ne mandatin e pare te kesaj qeverie edhe pse u hartua qe ne vitin 2007. Nderkohe qe ne kete sesion, pengesa e vetme, duket se eshte bere bojkoti i opozites. Pa deputetet e majte ne Komisione dhe Kuvend, nuk mund te nise dialogu per projektligjin per kufizimin e imunitetit te te zgjedhurve, qe kerkon te pakten 84 vota, qe mazhoranca nuk i ka. Peng i numrave ne Kuvend, ka mbetur edhe projektligji per "Konferencen Gjyqesore", i cili po kerkohet me ngulm si domosdoshmeri nga gjyqtaret. Nga ana tjeter, me perfundimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, duket se domosdoshmeri per ndryshime e permiresime, eshte edhe Kodi Zgjedhor. Rekomandimet e OSBE/ODIHR, te percaktuara qarte ne raportin e bere publik pas zgjedhjeve, tashme jane detyra shtepie per Shqiperine, si nje vend qe aspiron sa me shpejt anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Pjese e "bllokimit" te punes se Kuvendit, eshte edhe reforma ne sistemin e drejtesise, nje paketa projektligjesh qe ende nuk jane miratuar, per shkak te nevojes se nje shumice te cilesuar prej 84 votash. Ku nder ligjet kryesore eshte ai per "Gjykaten Administrative", dhe ndryshimet ne Kodin e Punes. Pavaresisht mungeses se deputeteve socialiste, Kuvendi gjate ketij sesioni te pare, qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ka miratuar nje sere projektligjesh te rendesishme, mes te cileve me i bujshmi ai i quajtur "Anfimafia". Sipas te dhenave zyrtare te Kuvendit, ne sesionin qe u mbyll diten e merkure, u miratuan 70 ligje dhe u dhane rreth 70% me shume vendime se ne legjislaturen e kaluar. "Qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit, Kuvendi u mblodh pa opoziten, 17 here dhe ne te u zhvilluan rreth 47 ore debate", beri publik kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. U miratuan ligjet per paketen fiskale dhe buxheti i shtetit per vitin 2010 dhe "Per percaktimin e moshes se daljes ne pension te punonjesve te nentokes", "Faljen e kamat-vonesave ne pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore".
Ligjet e bllokuara nga bojkoti
Ligji per Gjykatat Administrative
Ligji per Imunitetin e Zyrtareve
Ligji per Kodin Zgjedhor
Ligji per Kodin e Punes
Ligji per "Konferencen Gjyqesore"
Ligjit per Grantin e Sfides se Mijevjecarit