Alergjitë, shtohet numri i të prekurve
Me mbylljen e pranverës, numri i të prekurve nga alergjia po shtohet dhe jo pakësohet. Por pavarësisht kësaj, pacientët me simptomat e alergjisë mund të marrin vetëm mjekimin për t‘u qetësuar, dhe të presin shtatorin për të kryer testet e alergjisë. Shkaktari kryesor i alergjive në stinën e pranverës vlerësohet poleni i luleve të ndryshme në lulëzim, që përhapet lehtësisht me kilometra larg, ndaj dhe muaji maj njihet ndryshe si "muaji i sensibilizimit për alergjitë stinore".
Problemet më të mëdha nga alergjitë vijnë në orët e para të mëngjesit, pasi poleni i luleve ka një përqindje më të madhe në ajër. Alergjia është veprimi që ndodh kur sistemi i imunitetit të trupit kundërvepron ndaj diçkaje që zakonisht nuk të bën ndonjë dëm, ndërsa shkaktar i saj është alergjeni, që jep simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Simptomat më të zakonshme janë rrjedhje hunde, apo të zëna, sy të kuq të acaruar që kruhen, kollitje, teshtima, tharje gjuhe dhe fyti, acarime të tyre, vështirësi në frymëmarrje, tharje dhe acarim të lëkurës, etj.
Sipas mjekëve, ndër faktorët më kryesorë është ekspozimi ndaj polenit, por ndikojnë dhe faktorët klimaterikë si ndryshimi i temperaturave të ajrit, lagështia dhe shirat. Ndonëse mjedisi, sipas tyre, është ndikues, nuk ka ende një përfundim të saktë mbi shkallën e ndikimit të ngrohjes globale në rritjen e numrit të individëve të prekur nga alergjia.