Alex mirëpret Juventusin

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 13:43
Qendërmbrojtësi i Chelseas Alex ka mirëpritur mundësinë e transferimit në Juventus.
Bianconerët kanë shprehur interesim për ish futbollistin e Santosit ndërsa braziliani ka theksuar se është i gatshëm të transferohet në Itali, por pranoi se gjiganti torinez duhet të hap kuletën në rast se dëshiron ta ketë në skuadër.
“Jam i vetëdijshëm për interesimin nga Juventus por mendoj se ata më duan në huazim dhe kjo nuk paraqet alternativën më të mirë për mua dhe Chelsean. Juventus do të ishte mundësi e mirë për mua dhe jam i gatshëm të shkoj atje por në marrëveshje afatgjate” tha Alex për Sky Sport 24.