Dhuna në stadium, policia: Fajin e kanë tifozët e Tiranës
Ndeshja e mbajtur para dy ditësh ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës, e cila u kthye në një arenë përplasjesh mes tifozëve ka sjellë dhe një reagim të menjëhershëm të policisë. Ndërkaq, policia deklaron se fajin për këto incidente e kishin tifozëria Tiranase.
“Ne vijim te veprimeve hetimore per incidentin e ndodhur ne takimin e superkupes mes Skenderbeut dhe Tiranes, sqarojme se perpara fillimit te ndeshjes, tribuna e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, per tifozet e ekipit te Tiranes ka qene tribuna C, vendi jo tradicional per tifozerine mike, por kesaj rradhe ne krah me tifozet e ekipit te Skenderbeut. Menjehere tifozet e Tiranes rreth 250 veta, kane zbritur ne pjesen e prapme te stadiumit, dhe kane filluar tifozerine perkrahese te ekipit te tyre dhe me pas kane vazhduar me ofendime ndaj tifozeve vendas, xhest i cili ka sjelle reagim nga pala tjeter dhe konfrontim duke u hedhur nga te dyja palet sende te ndryshme si: bidona plastike e fishekzjarre.
Eshte bere nderhyrja e forcave te policise per te ulur tensionet e krijuara dhe pas disa minutash eshte vendosur me marreveshje perjashtimi i cdo lloj perplasjeje mes dy tifozerive.
Bejme me dije se eshte mundesuar futja ne stadium, me punonjes policie te tifozeve te ekipit te Tiranes, te cilet pas vendosjes neper vendet e tyre kane rinisur provokimet me fishekzjarre dhe tymuese ndaj tifozeve korcare, gje e cila ka sherbyer ne kete moment si shenje acarimi” thuhet më tej në deklaratë.