E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini Objektivi yne titulli kampion

Nisja me një fitore bindëse 4-0 kundër Sëanse në javën e parë të Premier Ligës angleze ka shtuar optimizmin e Manchester City në arritjen e objektivit për të fituar titullin kampion. Ingranimi i shpejtë i argjentinasit Sergio Aguero, autor i dy golave në debutimin e tij ka bërë që trajneri i City Roberto Mancini të mendoj vetëm për fitore në ndeshjen e së dielës kundër Bolton.

“Titulli kampion është objektivi ynë kryesor në këtë sezon dhe këtë e kemi konfirmuar me nisjen e mirë që I bëmë kampionatit. Jam i kënaqur me atë që skuadra dha në fushën e lojës, por tani mendoj për ndeshjen e radhës. Bolton është një ekip shumë i fortë, por do të zbresim në fushë vetëm për fitore’, është shprehur Mancini.

Tekniku italian ka folur edhe për merkaton, e cila është dhe tema më e nxehtë e këtyre ditëve në futbollin europian. Manchester City ka arritur marrëveshjen me mesfushorin francez samir Nasri, ndërsa trajneri ka hedhur poshtë zërat për largimin e Mario Balloteli.

 “Nasri është një lojtar shumë i mirë dhe shpresoj ta kem sa më shpejt në skuadër. Sa i përket Marios, ai është pjesë e Manchester City”, ka përfunduar Roberto Mancini, skuadra e të cilit bashkë me rivalët e Manchester City janë dy ekipet e vetme sa i përket pretendentëve për titull që mbyllën me fitore ndeshjet e javës së parë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›