Dorezohet Alonso i katerti ne Formula 1

Fernando Alonso duket se është dorëzuar në garën për titullin kampion në këtë Botëror të Formula 1. Piloti spanjoll i Ferrarit renditet në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme dhe matematikisht vazhdon të qëndrojë në lojë për titull, por sipas dy herë kampionit të botës, jo gjithçka është në dorën e tij.
Alonso shprehet se edhe nëse do të arrijë të fitojë të gjitha garat e mbetura, duhet të shpresojë te gabimet e kampionit në fuqi dhe kryesuesit të Botërorit Sebastian Vettel. «Ferrari nuk mund të zbresë në pistë pa menduar të fitojë të gjitha garat. Por ne jemi realistë dhe e dimë që është shumë e vështirë. Vettel duhet të bëjë disa gabime dhe kjo më duket e pamundur në këtë Botëror”, është shprehur Alonso që në 11 pistat e xhiruara deri tani ka grumbulluar 145 pikë, 89 më pak se piloti gjermjan i skuderisë Red Bull.
Formula 1 kthehet javën e ardhshme me Çmimin e madh të Belgjikës, ndërsa periudha e pushimi duket se i ka bërë mirë Fernando Alonsos, i cili kërkon të ngjitet në podin e fituesëve në cirkuitin “Spa”.
“Gjatë ditëve të fundit kemi punuar shumë për të përmirësuar makinën. Personalisht ndjehem mirë dhe i vendosur për të bërë dicka të mirë në garën e ardhshme. Kemi mbyllur me sukses garat e fundit dhe për këtë arsye duhet të ruajmë ritmin me rivalët tanë”, ka përfunduar ferraristi Alonso, i cili në garën e fundit të zhvilluar në Hungari u rendit në vendin e tretë pas Janson Button dhe Sebastian Vettel.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 gusht 2011 )