E Diel, 1 Nëntor 2026

Alfred Brendel nje nder pianistet me te rendesishem ne bote feston 80 vjetorin

Ai eshte nje nder pianistet me te rendesishem ne bote Alfred Brendel. Austriaku me gjyslyket e medha me vetullat e trasha dhe floket e krehur pas koke ka qene gjithmone i mbyllur ne vetvete dhe nje pianist i mendueshem i cili nuk e preferon aspak spektaklin ne skene me gjeste patetike. Ai ka disa idhuj muzikore veprat e te cileve i ka studiuar me perpikmeri. Me 5 janar Alfred Brendel feston 80 vjetorin.

Kritiku me i njohur gjerman i muzikes Joachim Kaiser e vlereson pianistin Alfred Brendel si intepretuesin me te rendesishem te Schubert-it ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te. Me sonata improptus dhe me pjese te tjera per piano Brendel eshte marre vazhdimisht sa ne menyre kritike aq edhe me pasion.

Impulsi i nje karriere gjashtedhjetevjecare

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afred Brendel ne shoqaten muzikore vjeneze

Nderkohe pianisti e ka mbyllur kapakun e pianos. Me 18 dhjetor 2008 ai ka dhene koncertin e fundit publik. Ne kete moment Brendel mbyllte karrieren 60 vjecare. Ai lindi me 5 janar 1931 ne Vizeburg ne moshen 6 vjecare mori mesimet e para ne piano dhe me vone studioi ne Grac dhe ne Vjene. mimi i pare ne konkursin nderkombetar per piano Busoni ne vitin 1949 ne Bolcano shenoi per djaloshin fillimin e nje karriere te gjate.

Per mua ishte talenti qe ndieja kur isha 20 vjec por edhe nje detyrim per te bere dicka. Atehere une perfytyroja se dua te bej disa gjera ose te mundem t i bej kur te jem 50 vjec.

Qysh ne fillim kjo per Brendel nenkuptonte edhe nje fare vetekufizimi ai jo vetem luante gjithcka qe i vihej ne pultin e notave por ai shume shpejt vendosi piketat tek kompozitore te vecante si Schubert Liszt Busoni Mozart dhe Beethoven. Ai eshte pianisti i pare qe i ka luajtur per t i regjistruar ne disk te gjitha veprat per piano te ketyre kompozitoreve.

Interesa te gjitheanshme

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Adrian Brendel

Gati 60 vjet resht Alfred Brendel ka luajtur ne te gjitha sallat e koncerteve ne bote ka dhene kurse per mjeshtra ose ka bashkepunuar per prodhimin e disqeve. A ka bere ai dicka tjeter pervec muzikes

Vetekuptohet thote pianisti Une kam pasur gjithmone nevoje jo vetem te lexoj por edhe te shkruaj. Ne vitet e rinise kam pikturuar per nje kohe te gjate por tashme ka shume kohe qe e kam lene ate. Per mua gjithmone ka qene e rendesishme te vizitoj muzete ekspozitat ndonjehere kam bere udhetime te gjata per te vizituar ekspozita qe me interesonin. Une kam interesa te gjitheanshme vecanerisht per estetiken filmin apo teatrin.

Familja nje strehe e rendesishme per Brendel

Me djalin celistin Adrian Brendel perpara pese vjetesh ai interpretoi sonata per violoncel te Beethoven-it e ndonjehere edhe sot ata interpretojne se bashku por Alfred Brendel nuk luan si pianist shoqerues ai lexon. Ndryshe nga shume kolege te tjere Brendel nuk ka perjetuar kurre nje krize artistike. Cili eshte sekreti

Nese interpreton pjeset e duhura qe ia vlen t i luash dhe me te cilat ia vlen ta kalosh jeten atehere ato jane burimi i forces qendra e energjise per te percuar vazhdimisht energji te reja dhe per te rigjeneruar forcat e interpretuesit ndaj ky profesion eshte dicka mjaft e privilegjuar.

Edhe pse e ka mbyllur kapakun e pianos vazhdon te jete aktiv

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepia e lindjes e Mozartit ne Salzburg.

Interpretimet e Brendel kane qene gjithmone mjaft te menduara ne nje interviste dikur ai ka thene donte te priste aq shume derisa pjesa t i thoshte vete atij se si eshte kompozuar ne vend qe asaj t i imponohej nje analize. Megjithese pianisti eshte terhequr tani nga skena ai vazhdon te jete aktiv ne kurse te ndryshme mjeshtrash Brendel transmeton njohurite e tij tek pianistet e rinj. Si e vlereson ai vete aktivitetin si mesues

Une asnjehere nuk e kam konsideruar veten si mesues ne kuptimin akademik une asnjehere nuk kam qene anetar i ndonje institucioni sepse kjo do te ishte kunder natyres sime. Une here pas here i kam ndihmuar pianistet e rinj sa here qe kam mundur dhe kete e kam bere si nje koleg me i moshuar dhe me me pervoje i cili ndonjehere kalon me saktesi deri ne detaje. Kjo sepse ne moshen time une e di shume mire se si jane krijuar detajet dhe kjo eshte po aq e rendesishme sa e tera.

Autor Klaus Gehrke/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›