Mula rishkruan Boranen
Kengetar per gati gjysme shekulli Mula i eshte kthyer operes epike Borana. E shkroi me 1984 rivihet ne skene ne muajin shkurt per efekt regjistrimi dhe ne 83-vjetorin e tenorit. Vepra nuk ekziston ne arkivin e Teatrit te Operes dhe Baletit
Fotografia bardhezi e operes Borana e shkrepur ketu e 27 vite te shkuara ne skenen e Teatrit te Operes i kthjelloi kujtimet Avni Mules. Ato sa vinin e veniteshin qysh nga 1984-ta vit ne te cilin Mula shkroi operen. Borana e para veper e plote operistike e tij. Deri atehere ishte prezantuar me opereten komike Karnavalet e Korces.
Keto kohe Mula kompozitor e ka marre serish ne duar Boranen. Ne Arkivin e Operes i ka ardhur radha kesaj opere te rikuperohet dhe te plotesohet me materialet e munguara.Borana nuk ekziston e regjistruar ne Arkivin e Operes.
Mula ishte dje ne TOB jo vetem per Boranen por edhe per te ndare nje moment gezimi me njerezit qe i ka njohur ne vite ne kete territor. Baritoni mbushi dje 83 vjec.
Tek zbret shkallet e Operes kujton me te qeshur padrejtesine qe i eshte bere qysh ne lindje kur punonjesja e gjendjes civile ne Gjakove i ka shenuar gabimisht si vit te lindjes 1928-en kur ne te vertete ishte 1926-ta. Nuk i rendet edhe aq ky gabim.
Sidomos kur eshte duke punuar akoma vitet nuk e trembin.
Rri per minuta te tera perpara fotografise se Boranes e bere naten e premieres 1984 ku shihet e gjithe trupa duke interpretuar burrat e gra te veshur me kostume folklorike qe ngrene lart shpatat ne shenje krenarie dhe i kendojne lirise. Kengetari hahet me veten por nuk e shquan dot qarte ne foto portretin e Burhan Spahiut ne rolin e luftetarit te mocem Marka Suta.
Ama kengetaret e tjere i njeh menjehere Gjoni Athanasin e veshur me rrobat e Bash Murgjinit Hysen Kocine ne rolin e Galan Lugaparit apo sopranon me ze te shkelqyer e trupvogel Shqipe Mingomatajn. E kujton me nostalgji Kocine i bindur se ze si i tiji nuk do te linde me po aq i fuqishem po aq dramatik po aq burreror. Kocia ishte i zgjedhuri i regjisoreve per te gjitha operat shqiptare.
Ne tri opera qe shkroi Mula gjate krijimtarise se tij ne te tria ka spikatur si te opereta Karnavalet e Korces te opera Borana ashtu dhe te Nena e Trimave e fundit qe shkroi Mula kompozitor.
Kujtesa nuk e tradhton per asnje cast Avniun 83 vjecar. Ne ate gjendje nostalgjie dhe emocioni risjell nder mend pike e presje arie te tera te operes. Libretin e Gjergj Zhejit nje nder shkrimtaret me te zote per Avni Mulen duket se e ka te gjithin ne koke. E degjojme me ze te ulet tek peshperit me veten vargje shte e vogel toka jone shkrep e gur mbushur me zalle vetem zemren e ka te madhe.
Tek e degjon te lind pyetja cfare i thone keto vargje publikut te operes sot.
Borana eshte nje veper qe nuk i shpetoi skematizmit te artit te kohes. shte nje krijim i ngritur mbi temen e patriotizmit mbi sakrificen dhe luften e bere nga nje familje shqiptare ne kohen e Skenderbeut. Luftohen osmanet e Sulltan Muratit te II-te.
Per cfare arsye vihet opera sot I vetmi motiv qe jep Mula eshte
Opera rishfaqet per arsye sepse nuk u incizua atehere. Nuk eshte ne Arkivin e Operes Ai ka nje vit qe po punon me libretin dhe me orkestracionin. Zevendeson materiale te humbura ose te keqmbajtura nga muzikantet.
Ai siguron qe do ti qendroje besnik libretit origjinal po ashtu edhe muzikes. Nje pune e tille sipas tij duhet bere me te gjitha veprat shqiptare qe ruhen ne Arkivin e Operes ne nje kohe kur nuk eshte kollaj te shkruhen vepra shqiptare.
Ato duhen te shihen dhe te kontrollohen serish per te perzgjedhur ato qe i vlejne kohes. Ne nje kohe kur muzika ka evoluar kengetaret kendojne ndryshe dhe jane shtuar zerat e fresket vijon kengetari.
Opera eshte ne kalendarin e ketij sezoni artistik dhe mendohet te shfaqet ne fund te muajit shkurt ose ne fillim te muajit mars.
Vitet e kaluara ne Teatrin e Operes qe pas 60-es kur futi kembet ne teater duket se e kane ndihmuar te realizoj gjithcka qe ka dashur Avni Mulen. shte 83 vjec dhe ndihet mire.
Boll qe eshte akoma gjalle. Jane larguar nga jeta e tij miqte me te mire esk Zadeja Tish Daija Nikolla Zoraqi por eshte ende prane nje grua e dashur nje njeri qe ka punuar dhe ka vuajtur shume bashkeshortja Nina Mula qe po plaket bashke me te.