E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet nje tjeter tume ne Drinos

Një tjetër gjetje e rëndësishme arkeologjike u shtohet zbulimeve të bëra vitet e fundit në luginën e Drinos në Gjirokastër.Bëhet fjalë për një tumë, apo varr masiv ,që mund ti përkasë epokës së bronxit  e  zbuluar së fundi në afërsi të pikës turistike të Viroit. Sipas arkeologut Valdimir Qirjaqi është ende herët për të folur me detaje për këtë zbulim të rëndësishëm pasi hollësi  do të jepen vetëm kur të kryhen gërmimet e nëndheshme.

"Unë besoj që është një nga zbulimet më sinjifikative, më interesante kjo tumë që kemi afër. Jemi në një territor që ka shumë tuma të tjera. Jemi shumë afër Valaresë që ka dhe 3-4 tuma të tilla, pjesërisht të zbuluara. Kemi dhe diku afër në mes të Liqenit. Si kjo tumë ne kemi konstatuar dhe rreth 15 të tjera në luginën e Drinosit që për mua është zbulim i madh i këtij viti ", tha Vladimir Qirjaqi, arkeolog.

Lugina e Drinos është e pasur me tuma të tilla që janë objekt i rëndësishëm punës së arkeologëve. Misioni arkeologjik italo-shqiptar prej 5 vitesh po kryen kërkime në luginën e Drinos ku janë shënuar gjetje të rëndësishme në zbulimin e sajteve dhe monumenteve arkeologjike të panjohura deri tani. Kjo tumë  përbën një tjetër vlerë të madhe kulturore arkeologjike por edhe turistike për zonën.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›