E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Te ulen tensionet ne fushate

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka hapur dje fushaten elektorale ne Durres ku u prezantuan edhe kandidatet per anetare te keshillit bashkiak te ketij qyteti. Perpara me shume se dy mije simpatizanteve te kesaj partie te mbledhur ne Pallatin e Sportit te Durresit kryetari i PDIU-se i beri thirrje politikes shqiptare qe ti thote jo dhunes dhe te uli tensionet gjate ketyre zgjedhjeve ne respekt te interesave kombetare. Idrizi tha se PDIU-ja eshte per qytetarin dhe per te krijuar nje fuqi te re per te kushtezuar politiken e madhe qe ti kthehet interesit kombetar. Ne kete takim eshte prezantuar edhe kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per Durresin Ferdinand Xhaferraj. Ju vete e keni vene re sesa shume dhune ka prodhuar e  po prodhon kjo fushate. Kam droje se nese vazhdohet keshtu do te kete dhe me shume dhune. Pse Sepse partite e medha i shikojne keto zgjedhje si mundesia e fundit per ta asgjesuar rivalin politik. Ne jemi kunder ekseseve qe prodhojne partite e medha. Nga kjo tribune ne i bejme thirrje atyre nese eshte e vertete se keto zgjedhje jane per qytetarin ndaloni dhunen. Te ballafaqohen alternativat idete dhe jo ushtrite elektorale - tha Idrizi. Ne kete takim ka marre pjese edhe presidenti i nderit i PDIU-se Tahir Muhedini i cili theksoi se bashkimi PDI-PDU eshte nje hap me afer zgjidhjes se ceshtjes came. Muhedini deklaroi se kjo force politike do te coje drejt zgjidhjes ceshtjen came me pak e prekura ne ceshtjen kombetare dhe premtoi se shume shpejt do te kete nje rezultat te tille. Ne u bashkuam per te cuar ne vend amanetin e te pareve tane zgjidhjen e ceshtjes came - tha Muhedini. Deputeti i PDIU-se Dashamir Tahiri u beri thirrje te gjithe qytetareve durrsake qe ne zgjedhjet e 8 majit te zgjedhin Aleancen per Qytetarin dhe Partine Drejtesi Integrim dhe Unitet duke mbeshtetur kandidatin e koalicionit per Bashkine e Durresit Ferdinand Xhaferraj. Te gjithe bashke te mbeshtesin Aleancen per Qytetarin PDIU-ne dhe Ferdinand Xhaferrajn ne zgjedhjet e 8 majit. Ne e duam Shqiperine. Ne e duam amerine - tha Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›