E Diel, 1 Nëntor 2026

Alfred Dalipi: “Militantët e PD-së po më kërcënojnë”



Është kërcënuar kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Korçë, Alfred Dalipi. Ngjarjen e ka denoncuar vetë kandidati socialist, Dalipi, i cili po kryente fushatë në komunën Mollas të Korçës. Dalipi akuzon militantë të Partisë Demokratike se e kanë kërcënuar për jetën dhe ka akuzuar Policinë, e cila, sipas tij, ka refuzuar t’i japë ndihmë. Dalipi është shprehur se kërcënimi i ka ardhur me telefon, ndërsa, sipas tij, ka pasur ditët e fundit sinjale provokative dhe arrogante nga njerëz të lidhur me Partinë Demokratike. Më tej deputeti nuk ka lënë pa denoncuar dhe atë që ai e quajti si njëanshmërinë dhe rreshtimin e pastër politik të Policisë dhe strukturave të tjera shtetërore, të cilat jo vetëm që nuk kanë insistuar në zbardhjen e rrethanave të kërcënimit, por në mënyrë arbitrare kanë injoruar preokupimin e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.

19 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›