E Diel, 1 Nëntor 2026

Diagnostifikimi i A/H1N1 në vend, 31 vjecari rrezikoi jetën

TIRANE- Një i ri 31 vjecar nga qyteti i Kavajës i prekur nga virusi A/H1N1 për pak sa nuk ka humbur jetën si rezultat i moskapjes në kohë si rast me gripin e derrit. Për katër ditë me radhë i riu është trajtuar në spitalin rajonal të Durrësit si i sëmurë me pneumoni. Neglizhenca për trajtimin në kohë të këtij rasti por dhe mos dërgimi i mostrave në laborator, ka bërë që 31 vjecari pas avancimit të sëmundjes të dërgohet me urgjencë në spitalin e sëmundjeve të mushkërive në Tiranë.

Mjekja Silvana Bala thekson se rasti në fjalë është paraqitur në gjendje të rëndë, ndërsa menjëherë janë dërguar mostrat në laborator prej nga është konfirmuar si rast me virusin A/H1N1. Bala shprehet se ky rast po merr mjekimin e nëvojshëm ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme në këtë spital dyshohet edhe për dy persona të tjerë, të prekur nga gripi i derrit, por pritet ende rezultati i analizave.
Sipas mjekes Silva Bala, të gjitha rastet që paraqiten me shenjat e një viroze, sidomos rastet me komplikacione në sistemin e frymëmarrjes u dërgohen menjëherë mostrat për kryerjen e analizave.
Gjatë 3 ditëve të fundit ka patur rritje të numrit të pacientëve që paraqiten me shenja të një viroze.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›