E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e varfër, 14 persona jetojnë në dhomën 12m2

MAMURRAS- Një dhomë është gjithçka që kanë 14 anëtarët e familjes Mallkuci në lagjen Zef Hoti në Mamurras. Prej shumë vitesh anëtarët e kësaj familje jetojnë të gjithë bashkë në të njëjtin vend dhe pa mundësi strehimi diku tjetër. Dhoma me sipërfaqe prej 12 metrash katrorë krejtësisht e veshur me lagështirë shërben si strehë për ta, ndërsa një pjesë e orendive shtëpiake qëndrojnë në oborrin e përbashkët me fqinjët.

Ekonomia e shtëpisë mbahet nga asistenca prej 34 lekësh të vjetra të kryefamiljarit dhe atyre pak të ardhurave që ai siguron falë ndonjë pune të rastit.
Në këto kushte fëmijët kanë braktisur shkollën pasi familja nuk ka mundësi tju sigurojë mjetet mësimore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›