E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeria në zgjedhje, votohet për Parlamentin e ri

Fushata per zgjedhjet ne Algjeri / Foto ANSA

Algjerianët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur 462 deputetë të Parlamentit.

Mbi 48 mijë qendra votimi në të gjithë Algjerinë janë hapur që në mëngjes për 21 milionë persona me të drejtë vote.

Rezultatet pritet të dalin të hënën në mbrëmje.

Pavarësisht masave të sigurisë, një incident është regjistruar në Saharidj, ku një grup të rinjsh kanë sulmuar qendrën e votimit, duke u vënë flakën kutive.

Për herë të parë në historinë e Algjerisë vihet re një numër i madhe kandidatesh femra. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›