E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, në 3 gusht gjyqi ndaj Mubarak

Ish-presidenti i larguar Hosni Mubarak do të përgjigjet për akuzat ndaj tij në datë 3 gusht.
Lajmi u bë i ditur nga organi më i lartë i drejtësisë në Egjipt, Ministria e Drejtësisë.
Gjyqi ndaj ish-presidentit egjiptian do të mbahet në pallatin e Akademisë së Policisë, e cila ndodhet në kryeqytetin e vendit, në Kairo. Akuzat kryesore të cilat rëndojnë mbi Mubarakun janë korrupsioni, urdhërimi i përdorimit të armëve ndaj protestueve opozitarë në demonstratat popullore që u organizuan në fillim të këtij viti.
Gjatë gjykimit ndaj Mubarakut priten të merren pyetje ish-bashkëpuntorë të afërt të tij dhe gjithashtu anëtarë të familjes së tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›