E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Akber Salehi Ministër i Jashtëm i Iranit

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 13:03

Ministri i ri i Jashtëm iranian tha se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët myslimanë të Teheranit, sidomos me Arabinë Saudite.
Në ceremoninë e tij të betimit, Ali Akbar Salehi tha se Arabia Saudite meriton marrëdhënie të veçanta politike me Iranin. Ai tha se Irani dhe Arabia Saudite janë vende me ndikim në rajon që mund të zgjidhin shumë probleme përmes bashkëpunimit dypalësh.
Në një prej komunikimeve sekrete të diplomacisë amerikane të publikuara në Wikileaks, thuhej se Arabia Saudite është e shqetësuar për programin bërthamor të Iranit.
Salehi bëri gjithashtu thirrje për marrëdhënie të forta me Bashkimin Evropian, një ndryshim ky nga retorika e zakonshme armiqësore e Teheranit ndaj Perëndimit.
Ai tha se me gjithë sjelljen “jologjike, të paparim dhe të padrejtë” të Bashkimit Evropian, vendet e tij anëtare ende vazhdojnë të përpiqen për marrëdhënie të mira me Iranin për arsye të ndryshme, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Zyrtari i lartë iranian për çështjet bërthamore mori zyrtarisht detyrën e ministrit të punëve të jashtme pas shkarkimit të paraardhësit të tij nga presidenti Mahmoud Ahmadinejad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›