"Ali Baba dhe hajdutët" në Tiranë
Kukullat e shfaqjes janë realizuar nga Lucrezia Tritone, ndërsa regjia e Paolo Comentale ngrihet mbi versionin e shkëlqyer të mjeshtrit gjenovez, Emanuele Luzzati
Regjisori italian, Paolo Comentale, sjell në Tiranë, në Teatrin Kombëtar të Kukullave, shfaqjen "Ali Baba dhe hajdutët". Pas premierës së "Kësulëkuqes", një vit më parë, regjisori Comentale pas një viti propozon një tjetër shfaqje për publikun e vogël shqiptar. Ai ka nisur punën me aktorët Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari dhe Jorida Meta, që do të jenë protagonistët e kësaj shfaqjeje. Përralla "Ali Baba dhe hajdutët" do të vihet në skenë e kompozuar me tekst të pakët e të përshtatur nga regjisori. Shfaqja do të jetë e mbushur me detaje, që do të befasojnë e argëtojnë spektatorin e vogël. Regjisori është bazuar në versionin e mjeshtrit gjenovez, Emanuele Luzzati, për të vënë në skenë shfaqjen. Kukullat janë realizuar nga mjeshtrja italiane, Lucrezia Tritone. E veçanta e kësaj shfaqjeje është fakti që këtë herë aktorët jo vetëm do të lëvizin kukullat, por do të kenë kostumet e tyre, që i shndërrojnë ata në personazhe më vete. "Ali Baba" shfaqet në Teatrin e Kukullave ditën e shtunë.