E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentatori i dytë i Gjon Palit II: Prifti spanjoll që e goditi me thikë

Papa Gjon Pali II, pas atentatit që iu bë nga turku Ali Agxha, pësoi
një tjetër, të dytë, në vitin 1982. Këtë herë atentatori ishte një prift,
por plagosja me thikë që ai i shkaktoi Atit të Shenjtë u mbajt e fshehtë.
Ky sekret sapo është nxjerrë nga një prej ndihmësve të tij, kardinali
Stanislaw Dziwizs, i cili, ndër të tjera, thotë se Ati i Shenjtë nuk
ishte në gjendje të shqiptonte asnjë fjalë disa ditë para se të ndërronte
jetë në vitin 2005. Kardinali në fjalë është gjithashtu edhe kardinal
në Krakov të Polonisë dhe ka qenë sekretari privat i Gjon Palit për 40
vjet me radhë. Dokumentari titullohet "Dëshmia" dhe në të flitet ndër
të tjera edhe për tentativën për vrasje të një prifti të çmendur spanjoll,
Juan Fernandez Krohn, i cili, pas tentativës, u arrestua menjëherë
nga policia. Por ky fakt ka qenë i panjohur deri më tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›