Bruno Canino, mjeshtri i pianos në Opera
Për mjeshtrin e pianos, Bruno Canino, muzika e dhomës ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm sepse komunikon më me lehtësi me të tjerët, por edhe sepse rrit e pasuron ndjeshmërinë solistike. Pianisti Canino i është kushtuar muzikës së dhomës deri në moshën 30-vjeçare, më vonë ka interpretuar muzikë bashkëkohore, për t‘iu kushtuar më pas një repertori klasik-romantik. Ndihet mirë dhe i kënaqur që i ka dhënë një hapësirë të gjerë sidomos muzikës së dhomës e në mënyrë të veçantë i pëlqen të interpretojë i shoqëruar me një violinë…
Të tilla kapërcime muzikore, ka zgjedhur të sjellë në koncert edhe në Tiranë, ku mbrëmjen e djeshme ka interpretuar në skenën e madhe të Teatrit të Operës dhe Baletit. Maestroja i madh i pianos, italiani Bruno Canino, ka përcjellë dje në mbrëmje në koncert pjesë të kompozitorëve të ndryshëm gjatë recitalit të tij pianistik. Nga Rossini, te Gershwin... sepse për Canino-n është e rëndësishme që publiku të dëgjojë e të njihet edhe me pjesë të reja, të cilat nuk i ka hasur më parë... për të, kjo është e rëndësishme, tërheqëse gjithashtu. "Mua, personalisht, më pëlqen të dëgjoj pjesë, të cilat nuk i njoh dhe shpresoj që edhe publikut t‘i ndodhë kështu. Në vend që të dëgjojë gjithnjë të njëjtat gjëra, mendoj se ai duhet të njihet edhe me pjesë të reja. Unë kam bërë zgjedhjen e pjesëve në program. Përfaqësoj Italinë, ndaj edhe kam zgjedhur Rossinin, ndërsa më pëlqen shumë edhe muzika amerikane e për këtë kam zgjedhur Gershwin. Kam zgjedhur katër autorë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, pikërisht për të sjellë diçka ndryshe", thotë maestroja.
Mbërritja e Bruno Canino-s në Tiranë është cilësuar prej drejtorit të Teatrit të Operës si një arritje. Pianisti italian për herë të parë do të interpretojë në skenën e madhe të operës, por në Shqipëri është hera e dytë që vjen. Shtatë muaj më parë, ai duhej të interpretonte një koncert në Tiranë... U anulua, sepse ndodhi ngjarja e Gërdecit... Erdhi sërish, si për të thënë që një punë e nisur nuk mund të lihet në mes.
Zhani Ciko, drejtor i TKOB, e cilëson koncertin me muzikë dhome të maestros Canino si një eveniment shumë të rëndësishëm për jetën artistike shqiptare. "Pianisti Bruno Canino është një nga më të rëndësishmit. Ai ka një karrierë të gjatë artistike të zhvilluar në të gjitha skenat më prestigjioze të botës", thotë Ciko. Për të, ky koncert është në vijimin e një sërë koncertesh shumë dinjitoze, të cilat janë quajtur "seria e koncerteve të arta". "Canino, përveçse është një emër i madh i pianos, është një emër i madh i bashkëpunimit mes artistëve, për shkak se ai është pjesë e artistëve që ka bashkëpunuar më shumë me të tjerë artistë të nivelit të tij", vazhdon më tej Zhani Ciko.
"Programi, që mestro Canino ka zgjedhur të interpretojë, është shumë impenjativ dhe i veçantë. Është një program i pasur me një diversitet të madh stilesh, që tregon se mjeshtëria e maestros është shumë e freskët që ai mund të kalojë me mjaft lehtësi në këtë partiturë të ndërlikuar të pianistit", komenton drejtori Ciko. Ndërsa vetë maestroja uron që koncerti të shfaqet me sukses dhe të jetë në shijet e publikut, sepse në fund është ai që ka më shumë rëndësi. Neve na ndodh shpesh të na pyesin se çfarë mendojmë për publikun, por është më e rëndësishme të pyesim publikun se çfarë mendon ai për ne", thotë ai.
Canino, Shqipërinë si vend nuk e njeh shumë, por i ka mjaftuar takimi me violinistë shqiptarë për të dalë në një përfundim, të paktën sa i përket shkollës së artit në vend. "Në Itali ka shumë violinistë shqiptarë, ky ka qenë edhe kontakti im me vendin tuaj. Mendoj se ka një shkollë të mirë në vendin tuja. Muzikë shqiptare nuk njoh, por do të më pëlqente ta njihja, sepse unë kam për zemër të njihem gjithnjë me muzikë të re", shprehet pianisti. Atij përherë i kanë pëlqyer eksperimentet, dhe u ka kushtuar një vëmendje të veçantë pianistëve të rinj. E ndërsa bën krahasimet, ai mendon se në kohët tona është më e vështirë që një artist i ri, një pianist, të mund të integrohet në botën artistike. Jo sepse mungojnë talentet, por sepse nuk ka hapësira të mjaftueshme për të gjithë këta artistë të rinj. "Ka pianistë të rinj në të gjithë botën që interpretojnë vërtet mirë, por ajo që unë shikoj me shumë trishtim është se nuk ka hapësira të mjaftueshme për të gjithë këta artistë të rinj. Ndoshta edhe zotësia nuk është një virtyt vendimtar, të ecurit përpara sot varet edhe nga të tjerë faktorë. Dhe të shohësh një të ri mjaft të talentuar e që nuk arrin të eci përpara, është vërtet e dhimbshme", shton Canino.
Pas koncertit recital pianistik në skenën e Teatrit të Operës e Baletit në Tiranë, pianisti Bruno Canino do të vazhdojë me koncertet e tij në Bresha të Italisë, në Poloni, ku do të interpretojë i shoqëruar prej një violinisti e më pas edhe në Stamboll, ku do të shoqërohet prej një flautisteje të re.
Kush është...
Bruno Canino ka lindur në Napoli. Ai ka studiuar piano dhe kompozim në konservatorin e Milanos, ku më pas ka dhënë mësim për rreth 24 vjet. Për dhjetë vite të tjera, ai ka dhënë kurse pianoje dhe muzikë dhome në Konservatorin e Bernës. Si solist dhe pianist i muzikës së dhomës, ai ka interpretuar në skenat më të rëndësishme për koncerte apo në Festivale Evropiane... ka interpretuar edhe në Amerikë, Australi, Japoni, Kinë. Prej më shumë se 50 vjetësh, ai interpreton në duon pianistike së bashku me Antonio Ballista-n, ndërsa bashkëpunon me instrumentistë të famshëm si Salvatore Accardo, Uto Ughi, Pierre Amoyal e Itzahk Perlman. Për disa vite me radhë ka qenë drejtor artistik i Orkestrës Gjenoveze. Nga viti 1999 deri në vitin 2002, ai ka qenë drejtor i Sesionit të Muzikës në Bienalen e Venecias. Në mënyrë të veçantë i është kushtuar edhe muzikës bashkëkohore, duke punuar mes të tjerave me Pierre Boulez, Luciano Berio, Karl-Heinz Stockhausen, György Ligeti, Bruno Maderna, Luigi Nono, Sylvano Bussotti. Janë të shumta edhe regjistrimet e tij diskografike. Bruno Canino ka dhënë mësim për masterclass për solistë në piano dhe muzikë dhome në Itali, Gjermani, Japoni, Spanjë, ndërsa merr pjesë dhe në Marlboro Festival në Shtetet e Bashkuara për më shumë se 25 vite. Aktualisht jep mësim pianoje në Escuela Reina Sofia, Madrid. Maestro Bruno Canino ka botuar edhe një libër të titulluar "Vademecum i pianistit të dhomës".
Në Bienalen e Venecias
Ai shpesh ka eksperimentuar në muzikë bashkëkohore, madje edhe brenda muzikës operistike e ka kërkuar atë... ndoshta për këtë arsye ka pranuar edhe të ketë një përvojë si drejtor sesionit muzikor në Bienalen e Venecias... Por zgjodhi të hiqte dorë shpejt, sepse aty nuk e gjeti veten. Për pianistin e madh italian, kjo nuk ishte një eksperiencë shumë e përshtatshme për të. "Kishte shumë stres, dhe jam i lumtur që ka marrë fund. U mundova të bëja zgjidhjet e duhura pa kompromise, sa kohë isha në këtë pozicion. Por unë mendoj se një festival i muzikës bashkëkohore është disi i vjetër si ide, ndoshta do të ishte mirë që muzika e re të përzihej disi edhe me muzikën tradicionale", thotë Canino.