Regjistrimi në gjimnaze, këtë vit vlerësimi me kredite
Tiranë- Regjistrimi në gjimnaze për nxënësit që përfunduan klasën e 9- të do të bëhet nga data 29 Gusht deri në 9 shtator. Por risia e këtij viti është se vlerësimi i tyre do të bëhet mbi bazën e krediteve.
Ministria e Arsimit njofton se për arsimin e mesëm profesional regjistrimet do të mbyllen në 30 shtator, ndërsa për atë me kohë të pjesshme në 15 tetor. Këtë vit do të ketë ndryshime të shumta për sistemin parauniversitar, kjo për shkak të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi.
Sipas këtij ligji vlerësimi i nxënësve do të bëhet mbi bazën e krediteve, dhe numri minimal i tyre është 90. Pra nga numri total 73 janë të kurrikulës bërthamë dhe 17 të asaj me zgjedhje. Kjo tregon se nëse një nxënës ngel në më shumë se një apo dy lëndë, ai nuk ka të drejtë të japë provime mbi këto lëndë në simestrin e dytë.
Gjithashtu MASH bën me dije se në gjimnazet ekzistuese me kohë të pjesshme do të shtohet një klasë e 10- të, e cila nuk do të ketë më tepër se 40 nxënës. Ndërsa numri i nxënësve për arsimin profesional vijon të jetë i pakufizuar.
/IDEA/