Alia, studentëve të pakënaqur: “Kë dashkeni që të shkarkoj?!”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Televizioni shtetëror komunikoi radhët e lajmit më të pazakontë në historinë e Shqipërisë: “Pleniumi i KQ të PPSH-së shprehu mendimin se është në dobi të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit dhe të pluralizmit, krijimi i organizatave politike të pavarura në përputhje me ligjet në fuqi”. Pa mbaruar ende leximi i këtij vendimi të mirëpritur i gjithë qyteti “Studenti” shpërtheu në thirrje dhe brohoritje të fuqishme. Ishte arritur realizimi i kërkesës themelore të studentëve. Dhjetëra studentët e parë që e dëgjuan lajmin, shpejtuan tua tregonin mijëra të tjerëve që ende qëndronin përpara mensave në pritje të kthimit të delegacionit studentor. Njëri prej tyre si më i shpejti, rrëmbeu mikrofonin dhe komunikoi lajmin e madh. Kaq u desh që për 30 minuta të tjera, mitingu të shpërthente në ovacione e brohoritje kundër komunizmit.
Më tej u komunikua edhe vendimi tjetër i pleniumit të PPSH-së për lirimin nga funksionet politike të Byrosë Politike të Foto Camit, Lenka Çukos, Muho Asllanit, Simon Stefanit si edhe dy kandidatëve të saj Qirjako Mihalin dhe Piro Kondin. Pra, studentët kishin detyruar organin më të lartë të PPSH, të përjashtonte gati gjysmën e antarëve të Byrosë Politike, duke rrëzuar një mit 50- vjeçar dhe arritur fitore të dyfishtë. Pavarësisht se R.Alia pas këtij vendimi të imponuar zgjodhi si bashkëpunëtorë të mëtejshëm gardën më konservatore të PPSH-së si: N.Hoxhën, Xh.Gjonin, H.Isain, H.Lleshin, etj, përsëri studentët ndieheshin të fituar.…
Skenari i takimit me Alinë ishte origjinal dhe mjaft i thjeshtë për tu lexuar. Alia i parapriu takimit me informacionin mbi vendimet e pleniumit të KQ të PPSH-së. Gjithashtu, ai foli edhe për gatishmërinë e tij për të realizuar disa kërkesa, që mund të vareshin nga urdhëri i tij direkt. Kaq iu la fjalës hyrëse të Alisë. Më tej, gjërat dhe atmosfera ndryshuan tërësisht. Ndërhyrja e Shenasi Ramës dhe ndonjë studenti tjetër bëri që debati të ashpërsohej së tepërmi. Zërat e lodhur dhe të pafajshëm të studentëve ngjanin me zërat e mijëra grevistëve të burgjeve politike që i kërkonin diktatorit Alia llogari, jo vetëm për rolin e tij të tashëm, por edhe për të kaluarën e hershme që nga rinia e tij.
Alia me mënyrën e tij të folurit fyese dhe acaruese, me arrogancën e një diktatori të dështuar dhe një politikani të shkollës ruse, që në fillim u tregua i prerë në qëndrimet e tij. Ai tha se lejoi pluralizmin politik, por se nuk do te lejonte largimin e PPSH-së nga pushteti. Ai paralajmëroi se mund të krijoheshin shumë parti e shoqata, por partia e tij nuk do të lejonte “kapërcimin e kufirit” në zgjedhje. Alia nuk pranoi të cilësohej “President i Republikës”, por “Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së”. Për ta bërë edhe më konkret këtë vendim të tij, Alia mbante në krah të tij gjatë tërë takimit ministrin e Arsimit S.Gjinushi dhe drejtuesit e rinisë komuniste. Pa përmendur hollësira të tjera të zakonshme debati mes studentëve dhe Alisë arriti të fitonte disa momente kulmore. Kur njëra prej vajzave, studente e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike me lot në sy, riprodhoi skenën e dhunës kundër saj dhe shokëve të saj në mbrëmjen e 8 dhjetorit, R.Alia e ndërpreu duke i thënë se: “Ju kishit shkelur ligjin dhe policia e zbatoi atë”.
Reagimi ndaj kërkesës së studentëve për dënimin e urdhërdhënësve të dhunës mbi ta, tregoi se Alia jo vetëm si prind nuk ndieu keqardhje, jo vetëm si president nuk respektoi etikën dhe dinjitetin e bashkëkombasve më të respektuar, por si një sekretar partie konservator u përgjigj ashpër duke kërkuar të justifikonte dhe më tej të lavdëronte punën e gardianëve të policisë. Në një rast tjetër të debatit, duke diskutuar kërkesën për shkarkime në Byronë Politike, Alia tha se e kishte bërë një gjë të tillë.
Reagimit unanim të studentëve se emrat e shkarkuar nuk përfshijnë ata më kryesorët, Alia me një nervozizëm të pazakontë për të, iu drejtua studentëve: “Cilin dashkeni ju që të shkarkoni!?”. Aq e madhe dhe unanime ishte urrejtja, saqë gjithë mitingu, në vend që të dëgonte përgjigjen e inçizuar, thirri: “Hekuran Isain!”. Ramizi kundërshtoi në mënyrë kategorike. Studentët kërkuan që bashkë me Isain, të shkarkohej edhe Xh.Gjoni. Përsëri Alia kundërshtoi ashpër. Si të mos mjaftonin këto presione dhe qëndrime staliniste të Alisë, ai lëshoi kërcënimin e ashpër: “Urgjent të hiqni simbolin e dy gishtave ngritur. Nëse nuk i ulni apo i ngrini përsëri, dijeni se do tua këpus”. Dalja publike e karakterit diktatorial të Alisë vazhdoi edhe me kërcënimin se nëse vazhdohej bojkotimi i mësimit, universiteti do të mbyllej dhe ai më i njohuri: “Që sot, ju bëni lojën tuaj, por unë do të bëj lojën time!”.
Disa efekte të vogla të kërcënimeve të Alisë u ndienë menjëherë pas mbarimit të kasetës së regjistruar. Kur mitingu rifilloi me oratoritë, ndonjë si Imami dhe sidomos B.Gonxhe kërkuan vazhdimin e studimeve dhe heqjen e simbolit të gishtave ngritur. Kjo tërheqje e pakuptueshme bëri që e gjithë mitingu të reagojë ashpër duke rifilluar thirrje dhe parulla kundër vetë Alisë. Edhe më tej, oratorët kryesorë propozuan krijimin e organizatës së intelektualëve të rinj, të shoqatës së studentëve, të partisë për studentët e të tjera variante të pafundme emrash partish dhe organizatash. Në fund, zëri i aktorit Imami e deklaroi të mbyllur mitingun duke preçizuar si të preferuar emrin e “Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinj”, përcaktim që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë A.Meksi e ka quajtur lojë të R.Alisë.
Krasniqi: Pluralizmin nuk na e solli Alia
Për vetë Alinë dhe PPSH-në, vendimi i imponuar i 11 dhjetorit ishte shumë i vonuar dhe gjysmak. Ky plenium vetëm sa formalizoi atë që studentët kishin fituar me protestën e tyre paqësore. Kësisoj, miratimi i pluralizmit politik nuk përbën asnjë meritë të klasës politike të PPSH-së në fuqi, por është fryt i rolit, kontributit dhe qëndresës së brezit të papërsëritshëm studentor të dhjetorit 1990. R.Alia me egoizmin dhe fanatizmin e tipit bolshevik është përpjekur vazhdimisht të përvetësojë meritat e miratimit të pluralizmit politik. Këtë qëndrim e ka shoqëruar njëkohësisht me etiketime absurde dhe hakmarrëse ndaj studentëve dhe lëvizjes së tyre. Ai e trajtoi këtë lëvizje si “penguese”, “të parakohshme” dhe “konfuze”. Sipas njërit prej fjalimeve të tij mëshiruese: “lëvizja studentore e përshpejtoi procesin e shndërrimeve dhe nuk la vend dhe kohë për kultivimin paraprak të disa vlerave themelore që garantojnë funksionimin e suksesshëm të demokracisë”. Duke akuzuar lëvizjen studentore për “mungesë vlerash” dhe “veprim të shpejtuar”, Alia përpiqej të krijonte përshtypjen se edhe pa imponimin e studentëve, PPSH-ja do ta miratonte pluralizmin. Por ndërkohë, këtë mashtrim të ri, Alia e ka vetpërgënjeshtruar në një nga intervistat e shumta në shtypin e huaj ku dhe ka pranuar se: “PPSH-ja nuk ishte krijuar si parti për konkurrim të ideve, por si parti-shtet. Prandaj ajo nuk e donte pluaralizmin. Unë personalisht isha vetëm për pluralizëm idesh, por ngjarjet rrodhën aq shpejt, sa u detyruam të kalojmë në pluripartizëm”.
Kush dhe si u krijua PD
Sipas shumë dëshmive të ngjarjeve të dhjetorit, një pjesë e intelektualëve zyrtarë dhe pinjollëve të tjerë të piramidës komuniste e konsideronin krijimin e opozitës së parë demokratike si lëvizje të iniciuar nga Alia për mënjanimin e konservatorëve të PPSH-së. Ndonjë prej tyre u afrua me opozitën, thjesht për shtysë hakmarrjeje personale ndaj eksponentëve drejtues të regjimit. Brenda atyre që u afruan fillimisht me opozitën kishte edhe nga ata intelektualë dhe qytetarë të tjerë që e menduan dhe e konceptuan krijimin e një force politike rivale me komunistët si shans për të larguar nga pushteti drejtuesit injorantë si M.Asllanët dhe P.Miskot dhe për të zënë kolltuqet e tyre zyrtare. Pavarësisht nga alergjia e jashtëzakonshme që të rinjtë, breza të tërë shkrimtarësh dhe krijuesish të talentuar dhe të denigruar nga regjimi kishin për kreun politik të Lidhjes së Shkrimtarëve Dh.Shuteriqi, asnjë prej nismëtarëve të opozitës nuk reagoi, protestoi apo dyshoi në sinqeritetin e vajzës së tij për tiu bashkuar aktit historik të themelimit të opozitës antikomuniste. Dhënia fund e psikologjisë së luftës së klasave si pasojë e biografive familjare, ishte një tregues tjetër i një mentalitetit të ri qytetar dhe politik që opozita krijoi dhe trashëgoi që në ditën e parë të jetës së vet publike.
Në betejën për ngritjen e strukturave politike të opozitës në gjithë Shqipërinë, është e natyrshme që të kenë depërtuar edhe elementë keqdashës nga sigurimi dhe pjesa tjetër e fshehtë e regjimit. Kjo ka ndodhur në formimin e çdo force politike shqiptare, siç vazhdon edhe sot të ndodhë. Çdo palë kundërshtare përpiqet të fusë në radhët e rivalit politik, të besuarit e vet, përgjegjësia dhe detyra e të cilëve është e përkohshme. Pak a shumë kështu mund të ketë ndodhur ditët e para të themelimit të saj edhe me PD-në. Në favor të këtij dyshimi flasin dy fakte tronditëse. Së pari, evidentimi si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit të një grupi aktiv politikanësh që megjithëse ishin nismëtar të PD-së brenda viteve 1991-96 u larguan demonstrativisht prej saj. Së dyti, në vitin 1995 kur PD-ja realizoi ristrukturimin e saj të plotë në nivele lokale, numri i të larguarve si ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, sidomos në rrethe periferike ishte çuditërisht shqetësues.
Studentët tentojnë të përmbysin Gjinushin me gjithë veturë
Hekuran Isai na tha: Merruni me latat. Dhe ato i keni tepër. Çfarë ju duhet ju, çfarë bëjmë ne me borgjezët?
Meqenëse në tërësi debati mes studentëve dhe qeveritarëve nuk po arrinte asgjë konkrete, studentët vëndosen ti japin fund vazhdimit të shfaqjes. Si me komandë, ata njëzëri kërkuan të bisedonin direkt me R.Alinë. Madje, kërkesa e tyre në formë ultimative ishte që Alia ti priste për bisedime me çdo kusht atë natë. Në biseda e sipër një autoveturë e ardhur nga pas demostruesve, tentoi të çajë masën e madhe të studentëve. Fillimish asaj iu la rrugë e lirë për të kaluar, por më pas gjithçka ndryshoi. Studentët e radhëve të para, të acaruar nga provokimi i veturës-enigmë, nuk pranuan ti lironin rrugën. Kur pritej ndonjë ndërhyrje policie, një grup tjetër studentësh e kapën nga të gjitha anët veturën dhe desh e ngritën për ta përmbysur. Por, në momentin e fundit të këtij provokimi me pasoja të padëshirueshme, nga dritarja e veturës nxorri kokën titullari i saj. Ai ishte ministri i arsimit S.Gjinushi, i cili i falë zotit shpëtoi. Ministri doli me të shpejtë nga vetura dhe u largua në drejtim të kordonit të pafund të policëve.
Mesnata studentore me Hekuran Isain
Gjatë kohës që Alia dhe përfaqesuesit e studentëve bisedonin, Isai dhe disa fuksionarë të dikasterit të tij vazhdonin shkëmbimin e akuzave dhe mendimeve të ndryshme me protestuesit. Studentët përsërisnin pikëpamjen se zhvillimi ekonomik i vendit është i gabuar dhe se nuk do të mund të ketë përparim pa fillimin e reformave. Të tjerë studentë akuzonin Byronë Politike për korrupsion dhe privilegje të mëdha, duke sjellë si shembuj disa emra mjaft të njohur të piramidës komuniste. Nuk ishin të pakta edhe akuzat e studentëve kundër mungesës së të drejtave të qytetarëve, sidomos të së drejtës për tu zgjedhur. Studentët protestonin ashpër ndaj ligjit elektoral i cili sipas tyre ishte hartuar për demagogji politike dhe për ti hedhur pluhur syve kërkesave perëndimore.
H.Isait iu desh harxhimi i mjaft energjive për të përballuar fluksin e madh të pyetjeve dhe kritikave. Ai mes të tjerash tha se, kushdo mund të dalë deputet, mjafton të mbledhë 300 firma dhe të fitojë votat. Por, këmbënguljes së një studenti se kjo metodë është fiktive dhe e gënjeshtërt pasi: “po të mbledhë një njeri 300 firma për kandidat për deputet, me urdhrin tënd arrestohet ai dhe ata që kanë nënshkruar për të”. Ministri hodhi poshtë cigaren e pambaruar dhe i nxehur iu drejtua atij: “Çfarë ju duhet ju, çfarë bëjmë ne me borgjezët dhe reaksionarët? Ju jeni studentë! Mos u merrni me punët e mëdha se këto i zgjidh partia. Merruni me latat dhe atë e keni tepër!”. Kjo ishte përgjigjia tipike e sistemit të demokracisë proletare që Alia dhe Isai lavdëronin dhe përfaqësonin atë natë. Kur përsëri studenti iu drejtua Isait me fjalët: “Ligji elektoral është një mashtrim për botën”.
- Jo, djalë, jo!- qetësoi Isai duke i hedhur dorën në qafe 22-vjeçarit moskokëçarës. Kushedi vallë çtë ketë menduar atë çast Isai. Frikë ndaj atyre që po e poshtëronin publikisht, apo betim për hakmarrje siç kishte vepruar gjatë tërë karrierës së tij në polici dhe sigurim? As njëra dhe as tjetra nuk kanë rëndësi. E rëndësishme ishte se diktatura e kishte marrë siç duhej mesazhin studentor, që nuk ishte thjesht për një pjatë më shumë me makarona apo një llampë eletrike më shumë. E rëndësishme ishte, se djaloshi moskokëçarës nuk ishte i vetëm në mendimet dhe veprimet e tij. Si ai dhe me të njëjtin guxim flisnin, mendonin dhe vepronin edhe njëmijë të tjerë studentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Solidariteti me njeri-tjetrin dhe neveria që ushqenin për jetën nën diktaturë i kishte bërë ata të pamposhtur nga frika dhe presionet.
Për studentët ishte momenti i parë i jetës së tyre që po flisnin gjëra të tilla të ndaluara me ligj për të gjithë shqiptarët! E vërteta ishte se asnjë student nuk e kishte të qartë në ato momente se ku ishte kufiri i ndalesës, sa duhej të ecej dhe ku duhej të heshtnin. Skema ishte prishur përfundimisht. Prandaj edhe të gjithë studentët flisnin në rrëmujë të plotë, saqë Isai sdinte se kujt ti përgjigjej më parë. Ministri nuk kishte më durim për të dëgjuar ankimet dhe kritikat politike të studentëve. Ai i kërcënoi disa herë ata duke u thënë se kufiri i bisedës kishte kaluar. Në një moment ai u tha studentëve se “ju nuk jetoni me situatën”. Përgjigjja ishte e menjëhershme. “Për çfarë situate e ke fjalën! Kushtet e familjeve tona plotësohen lehtë! Mjafton që secili nga ju të Byrosë të shisni njërin nga “Benz”-at tuaj dhe problemet tona rregullohen. Po ju mendoni vetëm për privilegjet tuaja. Ju spyesni as për ne, as për popullin që vuan”. Isai i dha një të bërtiture të papritur për mjedisin ku ndodhej. “Ju nuk i kuptoni ca gjëra”-mundi të thoshte ai, fjali që e përsëriti dy herë si për të treguar se studentët nuk duhej ta harronin lehtë. Më pas vazhdoi: “Nxitoheni shumë, prandaj bëni gabime të mëdha”. Por, Isai nuk tha se çfarë gabimi kishin bërë studentët dhe cili prej tyre ishte gabim kaq i madh, sa të quhej i tillë nga numri një i policisë komuniste.
Sampistët të papërmbajtur, të etur për gjak
Në veçanti, trupat speciale ose “sampistët” siç i thërrisnin ndryshe, tregonin një dëshirë dhe oreks të papërmbajtshëm për të marrë urdhrin e sulmit kundër studentëve. Ata e shprehnin publikisht oreksin e tyre hakmarrës gjatë tërë kohës që kishin pritur urdhrin e Isait. Madje ata nuk nguruan të përsërisnin kërcënime të shumta ndaj studentëve, kërcënime me një fjalor dhe përmbajtje çnjerëzore. Atyre nuk u bënte asnjë përshtypje fakti se në radhët e para ishin vendosur vajzat të cilat mund të binin direkt pre e dhunës së tyre. Përkundrazi, e përjetonin këtë me një kënaqësi të madhe.
Kishte nga ata sampistë që u drejtoheshin studentëve: “do ta nxjerr njërin sy, atë të djathtin”, “do të ta gjakos kokën dhe faqet”, “do ti thyej dy këmbët dhe kyçet e dorës”, etj, betime dhe përcaktime të zakonshme për psikologji të tilla barbare dhe kriminale. Ata ishin të gatshëm që për inat se protesta e studentëve i kishte ngritur nga krevati ku po shikonin televizion, të hakmerreshin me tërë egërsinë e diktaturës ndaj tyre. Ishte e trishtueshme kur i dëgjoje dhe i shikoje ata bisha me emër dhe portret njeriu, në qenien e tyre të pashpirt e pa zemër, në manifestimin e gatishmërisë për të na shfarosur si Hitleri çifutët apo për të na përpirë të gjallë! Vendosmëria e studentëve për të vazhduar më tej dhe fakti se asnjë prej tyre nuk shprehte kurrfarë frike ndaj këtyre kërcënimeve barbare i bënte sampistët edhe më të papërmbajtur.
Studentët po shtynin njëri-tjetrin për ti dhënë më shumë jetë protestës, kur Ministri i Brendshëm vendosi të braktisë bisedën dhe të largohet nga grupi i studentëve. Ai e kishte humbur krejtësisht durimin. Ministri bëri dy-tre hapa të tjerë dhe me megafonin e policisë parlajmëroi për herë të fundit se do të urdhëronte policinë të ndërhynte për të shpërndarë protestën e paligjshme. Isai nuk arriti ta përmbante veten kur u deklaroi me megafon studentëve se “askush i gjallë sdo kalonte këtej! (drejt bulevardit)”. Origjinalitetit policor të ministrit Isai, studentët iu përgjigjen me hapa të tjerë ecjeje drejt rrugicës që të çonte në sheshin e Universitetit.
Duke shtyrë njëri-tjetrin nga prapa dhe duke thirrur parulla kundër dhunës, studentët ecën rreth 4-5 hapa përpara. Në këtë moment kulmor, krejt papritur, në krahun e djathtë të demostruesve paqësorë u dëgjua zëri i lartë i një njeriu të veshur me rrobat e oficerit ushtarak. Ai thirri: “Revolen! Ma morën revolverin!”. Mjaftoi ky pretekst i inskenuar polici, që nga megafoni i ministrit policor të Alisë të dilte urdhri famkeq: “Të spastrohet sheshi!”. Pa mbaruar ende shqiptimin e urdhrit, një student trupmadh i inxhinierisë, e kapi me dy duart H. Isain dhe duke e tundur me forcë i kujtoi premtimin e Alisë se nuk do përdorej dhuna mbi studentët. “- Ik more ti me gjithë premtimet. Ramizi dhe Partia do túa shtyp kokën të gjithëve, nëse nuk e mbyllni gojën!”-u përgjigj shefi i policëve të Byrosë Politike. Atëherë studenti që e kishte kapur Isain dhe një shok tjetër i tij e përplasën ministrin në grumbullin e ferrave në të djathtë të rrugës. I rrëzuar mes ferrave, ministri Isai përsëri thirri si i tërbuar: “-Pastroni sheshin! Bini! Bini! Bini qenve!”.
Skena të tilla makabre ishim mësuar ti përjetonim vetëm nëpërmjet filmave televizive të kohës së Hitlerit. Dhunë nga të gjitha anët kundër studentëve, sampistë që godisnin me shkopinj gome vajza dhe studentë të pafajshëm, policë që qëllonin me shqelma protestuesit e rrëzuar nga plagosjet, gardistë që përdornin lopata xheniere për të goditur fytyrat e 22 vjeçarëve nga e gjithë Shqipëria. Klithma dhe thirrje, rënkime dhe sharje nga të gjitha anët e rrugicës. Pasthirrmat më trishtuese u përkisnin zërave të vajzave të cilat duke qenë në radhët e para ishin shumë më të ekspozuara me egërsinë e klikës kriminale të diktaturës. E gjithë kjo skenë dhune dhe terrori zgjati vetëm dhjetë minuta. 30 metra larg vendngjarjes, studentët e shpërdarë nga policia, filluan të hidhnin për herë të parë parulla dhe thirrje direkte kundër PPSH-së dhe liderit të saj Ramiz Alia.
Thirrjet, brohoritjet, ngulmimi për të vazhduar ecjen, debati mes studentëve dhe policisë, përforcimi i kordonëve të policisë dhe protesta paqësore vazhduan për disa orë. Rreth orës 10.30 u panë të afrohen disa vetura zyrtarësh të lartë. Nga ata që zbritën, ishin edhe Sekretari i Parë i Rinisë Komuniste L. Bashkurti, Ministri i Arsimit Gjinushi, kryeushtaraku Kiço Mustaqi dhe numri një i ekzekutivit të PPSH-së për Tiranën, Llambi Gegprifti. Bashkë me ta arritën edhe një grup gazetarësh të Radio-Televizionit, prej të cilëve nuk ishte e vështirë të dalloje A.Gurashin, komentatorin e preferuar të ish-diktatorit Hoxha. Misioni i të ardhurve ishte ndërmjetësimi me studentët. I pari që e demonstroi këtë ishte lideri i rinisë Bashkurti. Nëpërmjet një ligjërate të shkurtër, ai kërkoi që mitingu të vazhdonte jo për në qendër të Tiranës siç kërkonin studentët, por për tek korpusi qendror i Universitetit. Kjo kërkesë e tij lidhej me manovrën e regjimit për të bërë izolimin total të studentëve dhe për të fituar kohë.
(Përzgjedhodhi Denisa Kona nga libri i autorit Afrim Krasniqi “ Katër ditët që ndryshuan Shqipërinë)
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009