Pse e shtyu Hrushovi vizitën e tij në Shqipëri?
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Beograd, 31 maj 1959 – Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita S. Hrushov, do të qëndrojë në Shqipëri “për shumë ditë të tjera”, edhe pse vizita e tij zyrtare, me sa duket, përfundoi me firmosjen e deklaratës së përbashkët ruso-shqiptare ditën e shtunë. Agjencia Telegrafike Shqiptare, “ATSH”, raportoi se Nuridin Mukhitdinov, një anëtar i Presidiumit të Partisë Komuniste Sovjetike dhe gjashtë pjesëtarë të tjerë të delegacionit zyrtar sovjetik, fluturuan drejt Moskës ditën e sotme për tu rikthyer në vendin e tyre. Hrushovi dhe ministri sovjetik i Mbrojtjes, marshalli Rodion Malinovski, kanë vendosur që të qëndrojnë në Shqipëri dhe për disa ditë të tjera, - lajmëroi “ATSH”. Ndërkohë që për sa i përket nisjes së shtatë delegatëve të tjerë sovjetikë, të cilët mbërritën të hënën e shkuar për të shoqëruar Hrushovin në një vizitë që ishte planifikuar të zgjaste deri në datë 6 qershor, nuk u dha asnjë informacion. “Hrushovi drejtoi një sulm shumë të ashpër sot në atë që dukej se objektiv të tijin kishte marshallin e Jugosllavisë, Josif Broz Tito”, - raportoi “United Press International”. Sekretari i Partisë Sovjetike gjatë një fjalimi në Vlorë transmetuar nga “ATSH” dhe monitoruar nga Vjena, iu betua turmës shqiptare se Rusia ishte gati të luftonte “kundër revizionistëve të të gjitha ngjyrimeve, të cilët po përpiqen të na dëmtojnë”. Më pas erdhi vërejtja që iu drejtua vetëm Jugosllavisë. “Ata janë njerëz, të cilët e konsiderojnë veten komunistë dhe kryesisht socialistë, por në të vërtetë ata nuk janë gjë tjetër veçse agjentë të imperializmit”. Vendimi i Sekretarit të PKBS për të qëndruar më tepër se vizita zyrtare e parashikuar në axhendë nuk ka bërë asgjë për të kontrolluar lajmet e pakonfirmuara që po qarkullojnë këtu në Beograd, se në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pritet të organizohet një takim i udhëheqësve të bllokut komunist. Vëzhguesit këtu nga kryeqyteti jugosllav kanë spekuluar se një takim i tillë mund të jetë thërritur për të diskutuar propozimin e fundit të Hrushovit bërë një javë më parë në lidhje me një marrëveshje për një Ballkan pa armë bërthamore. Ministri kinez i Mbrojtjes, Peng Tehuai, i cili është duke e vizituar Shqipërinë në të njëjtën kohë paralelisht me Hrushovin, shprehu sot mbështetjen e Pekinit për propozimin e udhëheqësit sovjetik... “Ne jemi plotësisht dakord me shokun Hrushov, i cili kohët e fundit është shprehur se Gadishulli i Ballkanit duhet të jetë një gadishull paqeje”, - tha Tehuai.
Detajet e vizitës
Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Sovjetike, mbërriti më 25 maj në fqinjin Shqipëri – vizita e tij e parë në satelitin e izoluar komunist. Shefi i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, i tha shefit të Moskës menjëherë pasi ky i fundit zbriti në Aeroportin e Tiranës, se vizita e tij “e mbush zemrën e popullit shqiptar me një gëzim dhe entuziazëm të papërshkrueshëm. Kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë...”, - tha Hoxha. Një zyrtar i vjetër jugosllav, tha se ai mendonte se Hrushovi kishte planifikuar ti jepte një goditje paralajmëruese në krah regjimit të Enver Hoxhës – një nga më “stalinistët” në kampin komunist. “Hoxha e përqafoi Hrushovin, menjëherë pasi ky zbriti nga avioni i tij TU-104 në Tiranë”, - raportonte ATSH. Në fjalimin e tij në aeroport, menjëherë pasi shkeli në Tiranë, Hrushovi theksoi “miqësinë e pathyeshme” ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë. Ai tha se “Shqipëria, dikur një vend gjysmëkolonial i fuqive të mëdha imperialiste”, sot është shndërruar në një “shtet me të vërtetë të pavarur”. Arsyet për këtë vizitë të Hrushovit janë mbuluar nga një hije misteri. Edhe qëndrimi i shefit të Moskës 12 ditë, duhet thënë se është një qëndrim i gjatë dhe i pashpjegueshëm. Shtypi vendas me organin zyrtar të Partisë së Punës, “Zëri i popullit” i bëri një jehonë të jashtëzakonshme kësaj vizite historike për popullin shqiptar. Më 20 maj 1959 shtypi në Republikën Popullore të Shqipërisë njoftoi për vizitën miqësore dhe zyrtare të një delegacioni të zgjeruar e të nivelit më të lartë të Partisë Komuniste dhe të Qeverisë së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, i kryesuar nga Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik, Nikita Sergejeviç Hrushov. Aty thuhet se delegacioni sovjetik pritet të vizitojë qytetet kryesore të Shqipërisë nga Shkodra deri në Butrint, i shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të partisë dhe të shtetit shqiptar. Vëzhguesit këtu në kryeqytetin jugosllav spekuluan se një nga këto arsye të vizitës mund të ishte qetësimi i propagandës së fortë shqiptare kundër Presidentit jugosllav, Josif Broz Tito, për shkak të “titizmit” – komunizmit kombëtar. Disa diplomatë besojnë se Hrushovi mund të propozojë dhe një “zonë joatomike paqeje në Ballkan”, e cila do të pasohet nga një fushatë rreth një vit e gjatë denoncimi kundër bazave raketore greke dhe italiane. Ekspertët nga Beogradi dhe Moska po kërkojnë një numër “minash me sahat” për ti shpërthyer gjatë vizitës së Hrushovit. Ata teorizojnë se Rusia mund të kërcënojë ta zhvillojë Shqipërinë si një bazë raketore nëse Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, “NATO”-ja, do të avanconte me planet e saj për të ngritur baza raketore në Greqi dhe Itali. Prezenca e Nuridin Mukhitdinovit në delegacionin prej tetë vetash të Hrushovit, një mysliman, anëtar i presidiumit të Partisë Komuniste Sovjetike, i cili është i specializuar për çështjet e Lindjes së Mesme, me sa duket, është përzgjedhur për të qenë pjesë e delegacionit në Shqipëri për shkak të popullsisë myslimane që predominon popullin shqiptar. Por spekulimet e perëndimorëve flasin edhe për një takim të mundshëm të të gjithë udhëheqësve të vendeve komuniste në Tiranë. Këto spekulime vijnë, pasi në Tiranë gjendet Oto Grotevoli, Presidenti i Gjermanisë Lindore dhe ministri i Mbrojtjes së Kinës së Kuqe, marshalli Peng Tehuai.
Fluturimi mbi Jugosllavi
Interesant është fakti se Hrushovi nuk do ta vizitonte dot Shqipërinë pa lejen e fluturimit të Jugosllavisë. E si për ironi të fatit, do të ishte marshalli Tito ai që do ta jepte këtë leje – për të fluturuar mbi territorin jugosllav të avionit të tij reaktiv, TU-104 "Ndërsa unë po fluturoj mbi territorin tuaj, unë ju dërgoj urimet më të përzemërta për datëlindjen” (67 vjeç) – ishte mesazhi i Hrushovit. Kështu Hrushovi nuk ishte në mënyrë të dyshimtë në tavolinën e tij të punës kur skadoi ultimatumi i tij i Berlinit. Organi komunist “LUnitá” dha një shpjegim për këtë. “Perëndimi duhet të kuptojë se, nëse Hrushovi ka vapë, ai mund të freskohet me një kredhje në Adriatik”. Gjatë udhëtimit të tij në luginat më të ashpra dhe të largëta malore, ai përshëndeti shqiptarët e fortë “jo shtatlartë në fizik, por guximtarë në zemër” dhe udhëtoi ato pak fabrika dhe rrugë, të gjitha të ndërtuara nga teknikët sovjetikë. Nga ana tjetër Beogradi lajmëroi se shtetet evropiane lindore kishin kërkuar dhe marrë leje për të kaluar avionë me pasagjerë të paspecifikuar në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009