Alia urdhëroi sigurimsat të futen në radhët e PD
Autori i Lajmit: D.K
Andej nga 90-a, dy intervista nga Gramoz Pashko në "Zërin e Amerikës", qarkullonin në "Buletinin e Verdhë" të ATSH-së. Në Byronë Politike ra "damllaja". U shqetësua vetë shoku Ramiz Ali. Profesori kishte dalë nga "vatha". Pranverë 1990. Në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit" organizohet një takim. Sebep ishte bërë artikulli i njohur i Ylli Popës. Mes të ftuarëve ishte edhe mjeku Sali Berisha. Ai kërkoi që në Shqipëri të lejoheshin organizatat shoqërore pluraliste. Shkroi edhe një artikull. Nuk e botoi "Zëri i populli". U botua në faqet e gazetës "Bashkimi", për meritë edhe të kryeredaktorit Qemal Sakajeva.
Korrik 1990. Ramiz Alia takohet me një grup intelektualësh të kohës. Mes tyre edhe Ismail Kadareja. Tronditëse ishte kërkesa e Napolon Roshit: "Në Shqipëri duhet të lejohen partitë politike". Ramiz Alia u përdrodh… Behar 1990. Debat për poezinë në Korçë. Kritika për realizmin socialist nga poeti dhe gazetari Preç Zogaj. Në salle, heshtje varri!
"Herojtë e heshtur"
20 dhjetor. E enjte. Ora 14.
Kafja e gazetarëve ishte e boshatisur. Unë bëja muhabet me Gonin, banakieren. Në sallë hyri S.H., sekretar i parë, që e ka nisur karrierën si punëtor. Ishte novator dhe unë kisha shkruar për novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtëm miqësinë. U ulëm ballë për ballë. Qëndronte në heshtje. Mos vallë ishte në sëkëlldi për faktin se unë isha bashkuar me Partinë Demokratike?!
-Dëgjo Mitro! Ramiz Alia do ta shkatërrojë Shqipërinë! Mendja e tij punon mbrapsht. Pjell vetëm helm. Zeher. E di çfarë na bëri sot? Na thirri në një sallë. Ishim të gjithë sekretarë të parë. "E dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Sigurisht. Ajo është parti djall, na tha, është mace e zezë që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm,- vazhdoi Ramiz Alia. Që sot. Të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile! Regjistrat e bashkëpunëtorëve të sigurimit. Do ti lexoni një për një. Pastaj do ti thërrisni. Kuptohet: në mes të natës. Me fshehtësi. Tu jepni këtë detyrë: të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Në qoftë se ky aksion përfundon me sukses - dhe suksesi varet nga puna juaj - atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër të Partisë së Punës..." O Zot, - mendova! Ku e gjen gjithë këtë ligësi ky njeri! Dëgjo Mitro? Diçka kam dëgjuar edhe për ty! Janë punët e tua. Unë jam në një batak... nuk di si do dal!
Iku sekretari i parë. Unë mbeta. Në errësirë, edhe pse ishte ditë... Isha tronditur. Çfarë ishte kjo bisedë? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmërim?!…Disa vite më vonë. Fillimi i vitit 1996. Bëheshin konferencat e PD-së në rrethe. Unë isha i deleguar në Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatëve për në kryesitë e degëve të partisë verifikoheshin në qendër. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin të "sëmurë"...Kjo "sëmundje" ngjitëse kishte prekur edhe disa deputetë, që nuk u futën në listat e kandidatëve për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 26 majit 96.
Dhjetor 90-olimpi i demokracisë
Ora 15. Në shtëpi erdhi Guga, shofer i gazetës. Je i arrestuar, -tha ai me humor.- Vishu! Në makinë gjeta Luçie Doçin (sekretare e kolegjiumit të gazetës), Genc Tiranën, Gëzim Sinematin dhe Arben Rukën. Të tre gazetarë. Më thanë se i kishte nisur kryeredaktori. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin “Studenti.
Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Saliun, Azemin, Imamin...Pashë edhe një burrë me mustaqe, veshur me xhakavento. Më shumë bënte shënja sesa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi.
Ishin përgatitur dokumentet për në Ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.
-Sa të merren firmat në sallë,- tha dikush nga presidiumi,- do të zgjedhim një komision nismëtar. Mendohet të ketë 16 anëtarë: 7 studentë, po kaq intelektualë dhe dy do të jenë nga klasa punëtore.
Po lexoheshin emrat e intelektualëve, me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo, Arben Sula. Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Berisha, Pashko, Selami, Meksi, Zogaj, Demeti... i fundit... Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën “Bashkimi”... Instiktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. “Sa i fshehtë”, -tha Sinemati, duke më uruar. Më shtrënguan dorën edhe të tjerët. Unë isha befasuar! Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur!?
-Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve,-tha dikush nga podiumi.
Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vërteta ishte që vendimin e merrnin masat: Çdo partia bën populli...U ngrit një djalë i ri. Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike: propozoj të zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Shkollën e ka mbaruar natën. Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci. Por akullin e theu presidiumi. Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin. Motra fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinieri në minierën e Valiasit...
Pse u zgjodh Azemi kryetar?
Më parë kërkon përgjigje pyetja: Kush ishte Azem Hajdari? Deri më 8 dhjetor 1990-njeri i zakonshëm. Studentë si gjithë studentët e tjerë. Ndoshta diçka më pak: vinte nga provinca, nga Tropoja e largët.
Kur nisi shtrëngata: Azemi zgjohet. Ku ishte rreziku-printe Azemi. Dhe rreziku ishte Ramiz Alia – ndaj, në të dyja takimet, në ballë të studentëve, ishte Azemi. Është e habitshme, e pabesueshme, sesi një student i zakonshëm të kthehet në tribun. Me fjalën e Azemit-studentët vranë frikën. Me fjalimet e tij u ndezën qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhësi i fundit i një plejade të tërë heronjsh, që me idealin e lirisë, i shkon për shtat fjalës së Fan Nolit: “Trimi i mirë duhet a të rrojë si burrë, a të vdesë si burrë”.
Tani le të kthehemi tek pyetja: Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parë i Partisë Demokratike? Sipas pikëpamjes sime, për dy arsye: Së pari, e meritonte: ishte simboli i Idealeve të Dhjetorit. Së dyti, ishte një zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parë e komisionit nismëtar, zgjedhja e Azemit qetësoi, përkohësisht, gjakrat e trazuara të liderëve të ardhshëm të politikës shqiptare.
Blendi Gonxhe dy gisht letër
15 dhjetor. E shtunë. Godina 15. Ora 21. Hyn Blendi Gonxhe. “Mitro! Kam një letër. Mund tia dorëzosh Berishës?” Ishte një format. Brenda, dy gisht të shkruara: “Për arsye personale do të largohem nga komisioni nismëtar!” Ngrita kokën. Blendi më këmbë. U largua. Zbatova porosinë. Berisha e lexoi. E palosi pa thënë asnjë fjalë. Nuk e di arsyen e dorëheqjes, as pse nuk u dha asnjë shpjegim për këtë largim, duke u nisur nga fakti, se në ato ditë, Blendi Gonxhe ishte ndër personazhet më të spikatura të lëvizjes studentore.
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009