Qyteza jonë, një fuçi Nitroglicerine, që priste një shkundje…
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Z. Shkurti, ju jeni një nga anëtarë e grupit të studentëve, që u takuat me z. Ramiz Alia pas mesnatës së 8 Dhjetorit 1990. Si shpjegohet që z.Alia ju priti me ngut në atë orë aq të vonë? Çfarë do të kishte ngjarë, nëse do tju kishte lënë të prisnit deri nesër?
Atë të shtunë mbrëma të 8 Dhjetorit 1990 aty nga ora 22:30, ishim nisur rreth 1000 studentë dhe studente nga “Qytetit Studenti“ për të dalë në sheshin “Skënderbej”, që të demostronim. Kishte 2-3 orë që forcat e panumërta të policisë, të repartit special 326 (“Sampistët”), të sigurimit të shtetit, të gardës etj. etj. na kishin bllokuar në mes të rrugiceë që lidhte hyrjev veriore të “Qytetit Studenti“ me pjesën e fundit të rrugës së Elbasanit (para urës së Lanës). Mbi tarracat e Ambasadës Franceze dhe Ambasadës Italiane dukeshin siluetat e ndonjë punonjësi ambasade që po filmonte, fotografonte apo rregjistronte në manjetofon demostratën. A arrinin ata të filmonin në erresirë apo jo, kjo ndoshta nuk kishte shumë rëndësi për ta. Por efekti psikologjik i këtyre veprimeve të tyre tek ne dhe te rregjimi ishte i jashtëzakonshëm. Ne merrnim zemër, ngaqë mendonim se nuk mund të na vrasin para kamerave të botës. Regjimi tregohej më i përmbajtur po për të njëjtën arsye.
Kishte 2-3 orë që sekretarët dhe inspektorët e Komitetit të Partisë së Punes apo të Organizatës së Rinisë së Partisë së Punës (si p.sh. Fatmir Xhafa, Lisien Bashkurti, etj.) silleshin rrotull demostruesve dhe mundoheshin ti mbushnin mendjen ndonjërit nga studentët, që të ktheheshim në konvikt. Të njëjtën gjë bënte edhe Skënder Gjinushi, në atë kohë Minister Arsimi apo Hekuran Isai, Ministër i Brendshëm. Dikur Skënder Gjinushi, i cili ndërkohë ishte bërë imun ndaj të sharave tona, shtroi një pyetje mëse logjike: - Mirë që me mua dhe me shokët e tjerë të Partisë këtu nuk doni të flisni. Po me kë doni të flisni xhanëm? “Vetëm me Ramiz Alinë”, ishte përgjigjja që mori. Që nga ai moment, grupi i demostruesve filloi të thërrasë: - “Te Ramiz Alia, te Ramiz Alia,…”jo më si më parë: “Te sheshi, te sheshi…” Sa më shumë që kalonte koha, aq më shumë po ndizej grupi demostrues. Dy- tre herë provuam të çajmë kordonët e policisë për të lëvizur drejt Presidencës, por pa sukses. Megjithatë, situata sa vinte dhe tensionohej. Edhe ne, edhe forcave të regjimit, po na soste durimi. Shumë pak duhej që ti suleshim njëri-tjetrit. Ramiz Alia në intervistat e tij vite më vonë ka thënë se nuk e kishte kurrë ndërmend që të lejonte të hapej zjarr mbi studentët. Nga kjo unë dal në përfundimin se Ramizi vendosi të na presë në takim pikërisht në atë moment dhe jo të nesërmen, pasi të nesërmen mund të ishte shumë vonë. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhte në Shqipëri sikur ti “digjej siguresa“ ndonjërit prej efektivave të forcave të regjimit dhe të fillonte të zbrazte karikatorin e “Kallashnikovit“ mbi studentët.
-Mendoni ju z. Shkurti, se Ramiz Alia kishte frikën e një fundi si të Çausheskut?
Besoj se pamjet filmike të Çausheskut të pushkatuar në ditën e Shenjtë të Krishtlindjeve më 25 Dhjetor 1989 nga bij të popullit rumun, 90% e të cilit ka fe kristiane (ortodoks), nuk e kanë lënë Ramiz Alinë të flejë i qetë. Nuk dua ta teproj duke thënë se, ndoshta prej gati 1 viti Çaushesku i pushkatuar i fanepsej çdo natë në gjumë. Ajo që unë kam parë me sytë e mi në takimin e asaj nate, është kjo: Ramiz Alia kur hyri brenda në atë klasë të Universitetit te Tiranës ku do zhvillohej takimi, ishte i zbehtë si një xhenaze.
-Për kë mendoni se e dha urdhrin për të goditur mbi studentët dhe përse Alia nuk i dënoi ata?
Pas raprezaljes pashë një student që e kishte mbërthyer Hekuran Isain nga krahu dhe i bërtiste: “Kriminel, të dëgjova vetë me veshët e mi kur po ju thërrisje njerëzve të tu “bjeruni, bjeruni”. Shiko si i keni masakruar vajzat.” Ramiz Alia nuk dënoi njeri, ose se ishte ai-vetë që e dha këtë urdhër, ose nuk donte ti kalbte në burg, ata që e mbanin në pushtet përmes dhunës.
-Pse filloi përmbysja e komunizmit pikërisht në “Qytetin Studenti”? A ishin studentët më të përgatiturit dhe të dëshiruarit për ndryshimin, a mund të organizoheshin më lehtë apo ishin më të guximshmit?
Unë për veten time i kam analizuar shpesh këto pyetje tuajat dhe kam arritur në përfundimin se: Përveçse në Qytetin Studenti, në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë nuk mund të fillonte përmbysja e diktaturës.
Argumentat e mia për këtë janë këto: Qyteti Studenti kishte dëndësinë e popullsisë më të madhen në Shqipëri. Pra mundësia për ti organizuar dhe për ti ndezur ishte më e madhe se kudo. Popullsia e tij prej 10 mijë banorësh kishte një moshë mesatare 21 vjeç (nga 18 deri në 24 vjeç). Në gjithë botën kjo moshë ka qenë dhe është më e prirura për rezistencë, përplasje, ndryshime. Ishte qyteti me popullsinë më të shkolluar në të gjithë Shqipërinë. Më të rinjte kishin 12 vjet arsimim, më të vjetrit ishin në prag diplomimi. Jam i bindur se 80% e këtyre studentëve kishin pasur rrezultatet më të larta në shkollat e mesme nga vinin.Secili prej tyre fliste ose kuptonte minimumi një gjuhë të huaj. Pra, gjithë jetën e tyre ata ishin mësuar të kërkonin më shumë nga vetja e tyre për të qenë të parët. Ishin mësuar të jetonin me konkurencën (kush do jetë më i miri i shkollës) dhe kjo gjë u kishte hyrë aq thellë në gjak, saqë u dukej e tmerrshme të drejtoheshin nga injorantë anadollakë komunistë. Gëzonin më tepër liri se çdo moshatar i tyre në Shqipëri, pasi ishin larg syve të prindeëve, pra larg “apelit” të përnatshëm që bënte komandant-babai në familjet shqiptare të asaj kohe. Gjithashtu ishin larg syrit të opinionit “anadollak” të lagjes apo katunit (çfarë rroba veshi, pse u puthën, etj.) Gjithë jetën e tyre nuk ishin kënaqur me çfarë kishin arritur, por donin përherë më tepër. P.sh. Ishin përpjekur në fillim të iknin nga provinca dhe të vinin në Tiranë, tani Tirana u dukej pak. Tani donin te iknin nga ajo Tiranë drejt nje Tirane më të mire, donin të iknin drejt Europës. Jeta konviktore e përbashkët i kishte bërë edhe më socialë, më të lidhur me njëri-tjetrin, më të gjindshëm për njëri-tjetrin. Jetonin me hallet, vuajtjet, brengat e
njëri-tjetrit. Të gjitha këto cilësi dhe veti të studentëve të “Qytetit Studenti“, e kishin transformuar këtë qytet në një “Fuçi Baroti“. Duhej vetem një shkëndijë që ajo të shpërthente.
-Në cilën godinë keni qenë dhe si u bë e mundur që të grumbulloheshin gjithnjë e më shumë studentë në protestë? A kishit presion nga kujdestarët e konvikteve, po nga pedagogët?
Pasi mbarova në verën e vitit 1990 “Politeknikumin“ (sot Harry T. Fultz, atëherë “7 Nëntori“) fillova me 1 Shtator studimet ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Ne çunat e Inxhinierisë Mekanike ishim te Godina 15. Më mirë po them se Qyteti Studenti ishte një “fuçi Nitroglicerine”, me shumë sesa baruti që do më tepër kushte te ndizet. Mjaftoi një shkundje, tronditje e lehtë dhe ai shpertheu.
Pedagogët dhe kujdestarët e konvikteve ishin pothuajse të gjithë pa përjashtim me ne. Ata pedagogë apo kujdestarë që nuk ishin me ne, nuk guxonin as ta artikulonin këtë qëndrim të tyren, jo më të na bënin presion. Sepse ne qe po dilnim në shesh kundër diktatures, kishim marrë parasysh edhe vdekjen. Me njerëz që nuk kanë më frikë nga vdekja, nuk është e këshillueshme dhe e shëndetshme që të atakohesh.
-Në fakt, kur nisën ta kenë të qartë studentët se çfarë po kërkonin?
Besoj se secili prej studentëve që doli atë natë dhe u bashkua me demostruesit, e kishte të qartë në kokën e tij, se ajo që po bënim, ishte fillimi i një revolucioni kundër diktaturës komuniste. Ndonjëri që nuk ishte qartësuar akoma, besoj se u qartësua kur dëgjoi të ndjerin Azem Hajdari të na prezantohej me këto fjalë: “Jam Azem Hajdari prej Tropoje. Studioj “Juridik”, bab i dy kalamajve. Unë kam një favor më shumë, sepse me ba vaki edhe me më vra mu sonte ata qenat, unë për vete shkoj pa merak, pasi e kam edhe një djal që mbas 10 vjetësh bëhet burrë”. Pra, u përmend dhe sakrifica më sublime. Tashmë ishte mëse e qarte për këdo, ku po shkonim dhe çfarë qëllimi kishim.
-Çmendim keni për rolin e Azem Hajdarit, Berishës, Imamit, Gjinushit, Alisë e të tjerëve në këto procese?
Po i marr me radhë. Miku im, i ndjeri Azem Hajdari ishte i pari që artikuloi gadishmërinë për të bërë sakrificën më sublime. Në atë kohe ishte baba i dy fëmijëve të vegjël. Tani që jam baba vetë, e vlerësoj disa herë më shumë këtë artikulim të tij, se sa atëherë kur isha 19 vjeç dhe nuk e dija se çfarë përgjegjësie ke, kur duhet te rrisësh fëmijë të vegjël. Tani e kuptoj, që për hatër të fëmijëve, për ti rritur sa më mirë derisa të dalin në jetë, “e ke të ndaluar“ që të vdesësh.
I ndjeri Azem, ishte i pari që e mori përsipër që të udhëhiqte studentët, pra që të zhvishej nga mburoja që të ofron grupi. Kur je në një grup prej disa mijëra vetësh, ndjehesh më i mbrojtur sesa kur del në krye të grupit. Pra, Azemi ishte ai që të gjithë e dinë, udhëheqesi i “Lëvizjes Studentore”. Dr. Berisha.
Më kujtohet se e takova per herë të parë me 9 Dhjetor 1990 rreth ores 16:00 në “Sheshin Demokracia”. Kishte qënë ne spital te shokët tanë të plagosur dhe te Ramiz Alia për të ndërhyrë që të liroheshin ata që ishin arrestuar. Tani po vinte të na informonte, por edhe që të takohej me Azemin i cili i kishte çuar fjalë për takim. Azemi ishte shtrirë për të fjetur pak në një dhomë në kat të gjashtë të Godines 15. Jo në dhomën e tij te Godina 4, pasi i ruheshim ndonjë aksioni që mund të ndërmerrte regjimi për arrestimin apo likujdimin e tij. (Tashmë dihej se kush ishte dhe njihej me emër, mbiemër, ku studion, etj.) Sa kohë që një pjesë e grupit tone po trembte gjumin, pjesa tjeter kishte detyrë të mbante situatën nën vëzhgim. Ne do shkonim të flinim më pas. Me thënë të drejten ishim “të vdekur“ për gjumë, pasi kishim 36 orë pa gjumë dhe 21 orë që vetëm vraponim, vepronim, përlesheshim, goditeshim. Këtë dhomë ku Azemi ishte shtrirë për të fjetur, e dinim vetëm 2-3 vetë. Azemi më kishte porositur, që kur të vijë doktor Sali Berisha, hajde më zgjo menjëherë.Kështu, ai u takua me Azemin dhe per pak minuta folën vetëm për vetëm, në një dhomë të vogël te ndërtesa e mensës. Kam idenë se nga ai moment, doktor Berisha ishte “truri“ i “Lëvizjes Studentore“. Arben Imami: Dihet nga të gjithë që ishte një nga udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Studentore..Pak fjalë dhe shume punë. Do ta radhisja te dhjetëshja kryesore e “Lëvizjes Studentore“. Rolin e Skënder Gjinushit dhe Ramiz Alise i shpjegova më sipër.
Me pak fjalë: Armiqte tanë. Na urrenin dhe i urrenim per vdekje. Që nuk na vranë, këtë nuk e bënë për humanizëm, por sepse ndoshta i njihnin mirë fjalët e Biblës: “Kush merr në dorë shpatën, nga shpata dhe do të vdesë”
-A kishte në radhët e organizatorëve si dhe të firmëtarëve të PD-së, njerëz të futur që ishin pjesë e partisë-shtet e që do të donin të kompromentonin që nga fillimi këtë grupim të ri politik, për të mbajtur pushtetin brenda të njëjtit rreth njerëzish?
Sigurisht që duhet te ketë patur. PD-ja lindi me 12 Dhjetor 1990 dhe pas tre muaj e gjysëm u përball në zgjedhje me një Parti-Shtet e cila kishte 300 mijë anëtarë. Pra, ne (them ne, sepse edhe unë jam një nga themeluesit e PD-së) e kishim absolutisht të pamundur, që në këtë kohë të “skanonim“ çdo antarësim në PD. Edhe kur ndodhte që dikush të vinte dhe të thoshte, “filani është spiun i Sigurimit”, nuk mund të ishim të sigurt, nëse ishte e vërtet, apo legjendë e përhapur nga Sigurimi. Po jap një shembull. I them shokut tim më të ngushtë në atë kohë, nga Shkodra: “ O Gon, pse nuk vjen të futesh në PD?
Përgjigjia e tij: “ Ku me ardh mor i marrë. Në një parti me Shenasi Ramën? E tan Shkodra, e din se Shenasiu ka fut njerëz në burg dhe asht spiun i Sigurimit”. Me thënë të drejtën, u shokova, pasi Shenasi Rama ishte i zgjedhur në komisionin drejtues të PD-së. Pra ishte shumë i rëndësishëm në PD.
Besoj se me kalimin e viteve, sidomos në mandatin e parë qeverisës të PD-së, këta sigurimsa u nxorrën nga PD-ja. Një gjë është mëse e qarte. Përderisa PD-ja rrëzoi diktaturen, burgosi nomeklaturën komuniste (nga Ramizi deri te Nexhmije Hoxha), përkrahu dhe mbështeti ish-të persekutuarit (me punë, shkolla për fëmijet, pozicione shumë të larta në shtet si President, Kryetar apo Kryetare Parlamenti, etj.), futi Shqipërine në NATO, etj. i bie që “bakteret“ e Sigurimit, te mos e kenë qenë virus HIV, por nje grip i lehtë sezonal.
-Përse ju u larguat nga Shqipëria? Mos do të thoshte kjo, se ideali, ëndrra studentore u kthye në një zhgjëndër?
Nga Shqipëria jam larguar nga mesi i muajit Prill 1992. Deri atë ditë kisha punuar dhe isha përpjekur që PD-ja të vinte në pushtet, ashtu siç edhe ndodhi. Pas atij momenti une e quajta misionin tim patriotik të përmbushur dhe i lirë për të bërë ato që doja të bëja. Dalja në Perëndim dhe jeta e lirë në të ishte një ëndërr që nuk mund ta lija pa ndjekur. Punova për disa vite dhe më pas fillova edhe një herë studimet për “Inxhinieri Mekanike“ nga e para. Jam momentalisht inxhinier në një koncern gjerman. Çdo gjë e arrita falë aftësive të mia dhe në konkurrencën e ekonomisë së tregut. A nuk është kjo, ajo që donim atëherë?Liri-demokraci dhe ekonomi tregu.
Intervistoi Denisa KONA
Ky lajm është publikuar: 10/12/2009