E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibeaj : Projektligji per Avokatine, mirekuptim mes paleve

Ministri i Drejtesise kerkoi dje qe gjykata dhe avokatet, te mos jene skeptike ndaj projekligjit per Avokatine, qe sipas tij, kerkon nje klime bashkepunimi dhe mirebesimi mes paleve. "Ne qofte se do te mund te beni nje rregullim te brendshem, qe avokatet te marrin te njejten pergjigje nga gjyqtaret, projektligji mbi Avokatine kerkon mirebesim nga te dyja palet. Kostot per mirembajtjen jane te larta, por keto kosto nuk jane planifikuar ne buxhetin e ketij viti, e cila eshte nje mangesi dhe duhet te kryhet pasi nuk mund te marrim hua nga qeveria", shpjegoi Alibeaj. Me tej ai iu beri me dije gjyqtareve qe ka hapesira ligjore, qe lejojne gjyqtaret te marrin masa ndaj avokateve. Me tej Alibeaj, iu ka shpjeguar gjyqtareve te Gjykates se Krimeve te Renda, qe sa here qe ata kane kerkuar mbrojtje fizike iu eshte dhene, ndersa shtoi se me ligjin e fundit te Keshillit te Ministrave, gjyqtaret kane te drejte te perfitojne kredi lehtesuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›