E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ve ne pranga 109 te dyshuar

TIRANE - Duket se viti qe mbyllem ai 2008, ka qene me i rendesishmi per zbulimin dhe venien para pergjegjesise te personave te implikuar. Sipas ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, Policia e Shtetit gjate vitit te kaluar, ka evidentuar dhe referuar per fillimin e ndjekjes penale 339 raste te veprave penale te korrupsionit, krimeve ne detyre te nepunesve publike, me 610 autore te dyshuar prej te cileve 109 te arrestuar e ndaluar. Nga keto 66 vepra penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv, ne sektorin publik dhe privat me 65 zyrtare te arrestuar dhe 272 vepra penale te kryera nga punonjes publike, si shperdorim detyre etj. Rritja e treguesve te punes se strukturave te Drejtorise Kunder Krimit Financiar, ka qene jo vetem ne nivel sasior, por edhe ne nivel cilesor. Gjate 11 mujorit te vitit 2008, si rezultat i aplikimit gjithnje e me shume i metodave speciale te hetimit dhe ndermarrjes se veprimeve operacionale, jane goditur 40 grupe kriminale me 198 autore, nga keta te arrestuar, e ndaluar 158 prej tyre. Vetem per korrupsion jane zbuluar dhe goditur 23 grupe, me mbi tre autore dhe jane organizuar dhe realizuar 26 operacione policore te suksesshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›