E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni ne vitet 2005-06, nga funksionaret publike

TIRANE - Ministria e Brendshme ka bere te ditur raste e korrupsionit qe jane luftuar gjate dy viteve te para te qeverisjes. Sipas tyre, raste me te pakta te evidentuar kane qene ne vitin 2005, po zbulueshmeria ka ardhur duke u rritur. Ne 2005 nga Policia e Shtetit jane evidentuar dhe referuar per fillimin e ndjekjes penale 34 raste te veprave penale te korrupsionit, krimeve ne detyre te nepunesve publike me 51 autore te dyshuar, prej te cileve 15 te arrestuar e ndaluar. Nga keto 8 vepra penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv, 26 vepra penale te kryera nga punonjes shteteror e publik. Ne vitin 2006, nga Policia e Shtetit jane evidentuar dhe referuar per fillimin e ndjekjes penale 72 raste te veprave penale te korrupsionit, krimeve ne detyre te nepunesve publik, me 126 autore te dyshuar prej te cileve 29 te arrestuar e ndaluar. Nga keto 23 vepra penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv, 49 vepra penale te kryera nga punonjes shteteror e publik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›