E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garancia qe kerkohet per drejtesi te barabarte

Nga Zef Bushati

Zv/Minister i Integrimit Evropian

Duke mos e studiuar fenomenin, ose duke mos e studiuar ne menyre te gjithanshme, duke mos marre ne konsiderate edhe shkaqet sociale, veshtire te gjenden zgjidhjet e kesaj krize, e cila sa vjen e po behet me e dukshme e publike. Sot gjeresisht flitet per nje "krize ne sistemin gjyqesor" e cila eshte me shume kompetence e juristeve per t'u analizuar, sipas meje edhe sociologeve apo qytetareve te thjeshte, te cilet dhe ata si juristet jane pjese perberese e proceseve. Asnje gjyqtar, prokuror ose jurist nuk eshte kompetent edhe ne sociologji, dhe nuk mund te jape zgjidhje per cdo problem te zhvillimeve shoqerore. Prandaj kerkohet nje bashkepunim pasi eshte disi e veshtire te gjesh te gjitha shkaqet ose zgjidhjen e tyre ne kete krize, qe eshte nje e keqe e vertete e shoqerise.

Duke mos e studiuar dukurin[, ose duke mos e studiuar ne menyre te gjithanshme, duke mos marre ne konsiderate edhe shkaqet sociale, veshtire te gjenden zgjidhjet e kesaj krize, e cila sa vjen e po behet me e dukshme e publike. Disa specialiste thone se kriza e gjyqesorit mund te zgjidhet ne shume menyra, p.sh. me studime me intensive dhe impenjim individual, me struktura me te mira dhe mjete materiale, si informatizimi e teknologjia, me ligje te reja dhe me nje rigorozitet disiplinor me te madh etj,etj. Dakord, por nga ana tjeter duhet edhe te studiohen shkaqet e krizes, te cilat vijne edhe si rrjedhoje e "lehtesise" se gjyqtareve ne marrjen e vendimeve, vine edhe nga politizimi i disa gjyqtareve me bindje te gabuara qe per te zgjidhur konfliktet, gjykojne proceset duke ndjekur "keshillat" apo lidhjet me kete ose ate parti politike, me kete apo ate funksionar te larte dhe jo duke pare interesin madhor te shtetit, ne zbatim korrekt te ligjit. Shpesh degjohet p.sh. mbi realitetin e zgjatjes se tepert te proceseve gjyqesore dhe vecanerisht mbi nevojen e reformave. Ne mjaft raste degjojme te denoncohet edhe ndonje tentative nga nje pjese e gjyqtareve apo prokuroreve te cilet vendosen kunder fakteve dhe fuqise legjislative, duke marre vendime jo te drejta qe ndikojne keshtu, ne proceset dhe ne orientimin e politikave te vecanta. Normat e proceseve te reja integruese ku ka hyre vendi yne, kerkojne rregullimin tashme te kesaj krize kronike te gjyqesorit dhe prokurorit, e ndoshta dhe marrjen e masave paraprake organizative dhe disiplinore.

Problemet e drejtesise shqiptare reflektojne ne dramat e shoqerise shqiptare. Qytetari ndihet i kercenuar dhe i pasigurt. Shume dhune dhe shume vrasje mizore. Shume te pandehur te akuzuar dhe shume ceshtje te pushuara. Shume lehtesira ndaj personave shoqerisht te rrezikshem.

Plaga e terrorizmit dhe e kriminalitetit te organizuar, rrit veshtiresite e qeverise, pavaresisht se forcat e rendit tregohen te devotshme ne kryerjen e detyres, e ne zbatim te ligjit deri ne vetemohim, per te frenuar ose zvogeluar keto fenomene kriminale. Qellimi i reformave eshte ai i te pasurit te nje drejtesie te shpejte, te paanshme dhe efikase.

Ky eshte celesi i leximit te dy lidhjeve, te gjyqesorit nga njera ane dhe Prokurorise se Pergjithshme nga ana tjeter, lidhje e cila po kerkohet me ngulm, dhe u kerkua sidomos gjate vitit 2008. Behet fjale pra, per t'i dhene nje jete te re institucioneve me pak te funksionueshme te sistemit te drejtesise. Nje drejtesi per te gjithe, edhe per te varfrit, nepermjet mbrojtjes juridike falas. Gjyqtaret e mire ose avokatet me eksperience, dine te gjejne zgjidhje paqesore te ceshtjeve me te nderlikuara. Edhe kjo eshte nje menyre per te zvogeluar prapambetjen e trasheguar nga regjimi komunist. Mos do te duhet nje gjyqtar per cdo lagje, i gatshem per te degjuar dhe per te nderhyre? Kriza e drejtesise eshte kronike? Gjyqesori dhe prokuroria eshte ne menyre te pamohueshme akoma ne krize, vecanerisht per shkak te fuqise se saj jo te mire dhe te zgjatjes se tepert te proceseve. Cfare do te thote "kriza e drejtesise"? Fjala "krize" - do te thote turbullim ne jeten e nje individi ose te nje shoqerie, me efekte pak a shume te renda dhe te zgjatura ne kohe. Fjala "drejtesi" eshte e perdorshme tani ne gjuhen e perditshme te qytetareve per te kuptuar kategorine apo trupin e gjykatesve dhe prokuroreve, qe e kane ne dore ate, per ta vendosur nepermjet zbatimit te ligjit. Prandaj kriza e drejtesise eshte kriza e gjykatesve dhe prokuroreve.

Ne fakt, prej shume kohesh populli nuk ka besim tek gjykatesit dhe prokuroret, e vecanerisht tek ata qe gjykojne shume me ngadalesi dhe ndonjehere te njeanshem, per shkak te perfshirjes ne politike dhe ne mjaft raste ne akte korruptive. Mund te thuhet qe drejtesia ne Shqiperi eshte akoma sot, shume e ngadalte, shume larg parashikimeve prej te cilave asaj i kerkohet, eshte ende larg per plotesimin e standardeve qe kerkon anetaresimi ne BE.

Kjo ngadalesi nuk sjell rregull por kundershtime dhe cenon sigurine, ne jeten e perditshme. Sistemi kerkon rregullim dhe reforma qe te mund t'i jepet fund kesaj ngadalesie kronike te drejtesise. Duhen reforma te drejta dhe te mbeshtetura dhe fjala "te mbeshtetura" i referohet popullit, i cili e pret kete reforme ne drejtesi.

Per kete shkak duhet bere reforma per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise, apo ligji per administraten gjyqesore, te cilat i japin nje organizim me te mire drejtesise. Politika ne Shqiperi nuk duhet te kete nje sistem shperndarjeje te fuqive ne menyre horizontale, por duhet te arrihet standardi si ne vendet e tjera evropiane ne menyre vertikale, d.m.th shperndarja e fuqive me nje sistem vertikal ne zbritje, ku ne krye eshte qeveria dhe me pas vijojne fuqite e tjera drejtuese te shtetit, kjo per t'i dhene me shume autonomi pushteteve te tjera si dhe enteve lokale dhe rajonale, dhe per te realizuar nje administrim perhere e me te sakte te shtetit.

Disa nga problemet e drejtesise jane edhe ne tentativen per te crregulluar marredhenien ndermjet fuqise legjislative dhe fuqise gjyqesore, e gjitha ne favor te atij gjyqesor, duke kultivuar projektin per te drejtuar politiken nepermjet veprimeve te Prokurorise. Kesaj i shtohet edhe kohezgjatja e proceseve gjyqesore qe i dedikohet disa motiveve por edhe eficences jo te mire ne gjykim dhe veshtiresive te secilit. Kohet e fundit jane zhvilluar procese pambarim, edhe me akuza absurde, ne ngarkim te lidereve politike.

Keto procese kane perfunduar shumica me pafajesi. Per proceset pambarim, arrihet ne konkluzione edhe nepermjet veshtrimit te statistikave gjyqesore, te cilat tregojne qe mbajtja e proceseve pezull, po shtohet gjithnje e me shume, nderkohe qe numri i proceseve te mbiardhura dhe te proceseve te ezauruara eshte statik. Statistikat gjyqesore sjellin provat e kesaj krize.

Ne kete pike do te pyesni; kush eshte kuptimi i statistikave gjyqesore ne ditet e sotme? Per shembull, duke dashur te percaktojme kohezgjatjen mesatare te proceseve civile te tre shkalleve, vihet re se tendenca tregon qe po shtohen zgjatjet e proceseve gjyqesore, ne menyre te njeanshme deri ne kater - pese vjet, e pse jo edhe me shume.

E nje rendesie te madhe dhe teme akoma aktuale pra, eshte shpejtesia e procedimeve gjyqesore dhe pergjegjesia disiplinore. Mundet qe te besojme se te gjithe jemi dakord per ngadalesine e proceseve gjyqesore. Natyrisht, kur kerkohet shpejtesia e procedimeve, nuk ka per qellim kritiken ndaj veprimeve te asaj shumice te heshtur, te gjykatesve te mire qe cojne perpara mekanizmin e drejtesise dhe qe thirren "bletet punetore". Atyre u shkon mirenjohja e qytetarit, qe shikon me ne fund i kenaqur se, kerkesat jane realizuar nepermjet drejtesise dhe te sigurise te se drejtes. Por ngjitur me ta jane te ngathetit, neglizhentet, pak te kulturuarit, ata qe gjenden ne veshtiresi perpara kerkimit me te thjeshte te jurisprudences, ata qe nuk jane te azhornuar me doktrinen ose qe, duke qene te perfshire ne projekte politike drejtohen nga pasioni, me shume se nga ana e dobishmerise per te bere drejtesi me shpirt te lumtur dhe objektiv. Ne krah me kete kategori qendron edhe ndonje i korruptuar qe perpara ligjit e moralit, sheh perfitimin ne rruge te pandershme.

Disa nga keta, fatkeqesisht bejne edhe karriere ne politike dhe behen deri deputete. E rendesishme eshte qe kjo kategori duhet te mos ngaterroje politiken me profesionin dhe te jene te gatshem per te dhene doreheqjen si gjyqtare apo prokurore, ne qofte se duhet te merren me karriere politike. Ne fakt kush eshte gjykates i mire? Nje magjistrat pa lakmi te protagonizmit dhe pa deshiren per t'u dukur ne gazeta dhe televizione. Nje gjyqtar qe te dije te organizoje mire punen e tij dhe te bashkepunetoreve te tij. Nje magjistrat qe i dedikon shume kohe studimit ne menyre qe te mos gjendet kurre i papergatitur perballe vendimit. Kush eshte drejtuesi i afte? Eshte nje njeri praktik qe njeh gjithcka dhe te gjithe, qe e shperndan punen ne menyre te barabarte, por qe merr per vete ceshtjet me te veshtira. Nje njeri qe te ben ta duash dhe qe e duan te gjithe.

Zgjidhjet per krizen e gjyqesorit jane paraprire nga qeveria Berisha me nje sere ligjesh qe jane miratuar, vecanerisht tre vitet e fundit si, ligji per organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqesor, ligji per profesionin e avokatit ne Republiken e Shqiperise, per noterine, per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise, per liberalizimin e Sherbimit Permbarimor Gjyqesor, per ndihmen juridike etj, dhe nje pjese te ligjeve ne proces miratimi si, ligji per administraten gjyqesore, per organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative etj.

Kohet e fundit jane kthyer ne nje debat serioz, sjelljet jo korrekte te vena re ne ndonje rast tek veprimet e prokurorise apo te gjyqesorit, vetem ose me nderthurje ndermjet tyre. Shihet nje tendence ne rritje, ne vecanti tek ndjekja e proceseve me ngarkesa politike dhe shfrytezimi i tyre per efekte elektorale.

Eshte i lexueshem ndikimi i "miqve" te partise ose i figurave me pushtet, tek veprimet evidente te kryera nga prokuroria ose nga gjykates, te cilet pervec te tjerave, perdorin edhe shtypin ose nje mjet tjeter informacioni per te perhapur lajme te "fshehta" te sekretit profesional, ne menyre qe te mbahet gjalle, nje fushate kunder ketij ose atij "armiku" politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›