E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Ja zyrtaret e arrestuar

Artan Cena

TIRANE - Zbulimi i rasteve te korrupsionit dhe hetimet ndaj zyrtareve, duket se kane ardhur duke u rritur cdo vit, qe nga 2005. Nje dite me pare, ministri i Brendshem, Bujar Nishani beri nje rezyme te rezultateve te qeverise ne luften kunder ketij fenomeni. Gjate nje takimi te zhvilluar ne mjediset e Kuvendit te Shqiperise, ai tha se qeveria shqiptare ka treguar vullnet te plote ne luften kunder korrupsionit. "Qeveria shqiptare ka marre masa emergjente per te ndaluar korrupsionin, per te ndertuar nje marredhenie te re mes qeverise dhe qytetareve, nje marredhenie e cila ne themel ka pasur seriozitetin tone, per te luftuar korrupsionin", vleresoi ministri Nishani ne takimin, ku vec anetareve te njesise parlamentare kunder korrupsionit, ishin te pranishem dhe kryetari i Organizates Boterore te Parlamentareve Kunder Korrupsionit (GOPAC), John Uilliams.

Ne fjalen e tij, ministri Nishani i eshte referuar raportit te Transparency International, i cili e grupon vendin tone, ne 10 vendet me suksesin me te madh per vitin 2008 ne luften kunder korrupsionit si dhe ne vendin e pare ne rajon. "TI, shpalli se ne garen boterore te 180 vendeve te botes ne luften kunder korrupsionit, Shqiperia parakaloi 20 vende gjate vitit qe kaloi, duke u zhvendosur nga vendi i 105 qe zinte ne vitin 2007 ne vendin e 85, ne nje pozicion te njejte me Serbine, Malin e Zi dhe duke lene prapa ne rajon, Bosnje Hercegovinen dhe Moldavine", tha ministri i Brendshem. Si rezultat i perpjekjeve antikorrupsion, te ardhurat ne buxhetin e shtetit, jane shtuar me 1.2 miliarde dollare edhe pse qeveria ka bere uljen me drastike te taksave ne historine e financave publike, te ketij vendi. "Kjo qeveri ka shkurtuar deri ne 120 milione euro shpenzimet operative, ka reduktuar deri ne 20 per qind koston e prokurimeve publike dhe ka siguruar nje bashkepunim te gjere te qytetareve te saj, per denoncimin e korrupsionit", informoi ministri Nishani.

Sipas tij, cdo institucion ka pershtatur dhe fuqizuar zyrat per informimin e publikut ne luften kunder korrupsionit. "Cdo institucion, duke perdorur mjetet e teknologjise se informimit e komunikimit ka ndertuar sherbimin on-line. Qytetaret kane pasur akses te lehte, e te plote ne gjithe veprimtarine e qeverise, nepermjet faqeve te internetit, nga ku jane informuar, kane marre sherbime, jane shprehur dhe jane perfshire ne vendimmarrje", tha ai. Nishani foli dhe per amendimin e ligjit te konfliktit te interesit, miratimin e ligjit te Policise se Shtetit, ligjin e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ligjin e prokurimeve publike, ate te koncesioneve dhe ligje te tjera te rendesishme. Sipas tij, e rendesishme ka qene dhe hartimi i strategjive ne ndihme te luftes kunder korrupsionit, ku vetem Ministria e Brendshme ka hartuar strategjine e Policise se Shtetit 2007-2013, strategjine Kombetare te Menaxhimit te Integruar te Kufirit, strategjine Kombetare Antidroge, ate ndersektoriale te Luftes kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit, strategjine Kombetare te Luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore 2008-2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›