E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Ndryshime ne ligj per pergjimet

Ne analizen vjetore te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, zevendes kryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu vuri ne dukje se Gjykata e Shkalles se Pare kishte shqyrtuar nje numer shume te madh te kerkesave per pergjime. Sipas Spahiut, kane mberritur shume kerkesa ne te cilat thuhet se jane bere shume shkelje ne lidhje me pergjimet, dhe meqenese vendimet per pergjimet nuk monitorohen as nga Gjykata e Apelit, atehere duhet te behen ndryshime ne ligj. Keshtu nje nga ndryshimet qe duhet te futet ne ligj, ishte edhe percaktimi i emrit te personit, per te cilin kerkohej nga ana e prokurorise qe ai te pergjohej, krahas numrit te telefonit. Pikerisht keto pergjime vijne edhe ne shkeljet qe mund te behen ne pergjimin e ndonje personi me imunitet. Nderkohe qe gjate analizes se zhvilluar po dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, Spahiu iu drejtuar gjyqtareve qe te benin maksimalen per mos harxhimin e trupes gjyqesore. Sipas Spahiut kerkesat paraprake duhet te shqyrtohen nga i njejti gjyqtar, ne menyre te tille qe te mos konsumohen te gjitha trupat gjyqesore dhe me pas, ato te shtohen me gjyqtare nga gjykatat e rretheve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›