E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabakane -2 burg per gjashte te arrestuarit

Jepet masa e sigurisë së arrestit me burg për të ndaluarit si të dyshuar në pjesëmarrjen në një rrjet të trafikut të drogës në Elbasan. Trupi gjykues i kryesuar nga Ramazan Avdia ka konsideruar të drejtë akuzën e ngritur nga prokurorët për “prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike”.
Gjatë operacionit të koduar “Tabakane-2” në Elbasan u ndaluan  Kostandin Piku  56 vjeç, Arben Hysa 43 vjeç, Altin Çaka 29 vjeç,   Emiljano Ramazani 32 vjeç,   Petrit Bekteshi,  43 vjeç, Ilir Rrapi 37 vjeç.  Autorët kanë mohuar akuzën dhe avokatët janë shprehur se për të arrestuarit nuk ka asnjë provë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›