E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stimulimi i zjarrit ne hotel Shetraton

Stimulimi i një rasti zjarri ka vënë në provë shërbimin zjarrëfikës në Tiranë. Si vend është zgjedhur hoteli "Sheraton" për dinamikën dhe pozicionin që gjendet në kryeqytet.

Rreth orës 14:05 sensorët kanë detektuar zjarrin në ballkonin e katit të tretë të pjesë veriperëndimore të hotelit. Për 10-15 minuta një autobot dhe një autoshkallë e shërbimit zjarrikës kanë mbërritur nga reparti që ndodhet pranë kryqëzimit të 21 dhjetori.

Shërbimi Zjarrëfikës brenda pak minutash pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, evakuan një person që ndodhej në taracë, si dhe shuan flakët. Ndërsa shërbimi i brendshëm i hotelit evakuoi klientët dhe punonjësit.

Në 3-4 vitet e fundit Shërbimi Zjarrëfikës në Tiranë ka treguar profesionalizëm në menaxhimin e stituatave të vështira të zjarrit në pallate, tregje, pranë karburanteve apo në magazina fishekzjarresh, duke shpëtuar në të gjitha rastet jetët e njerëzve dhe minimizuar dëmet materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›