Alibeaj: Kryeprokurores, mandati i perfundon ne nentor Rozeta Rapushi
Mandati i Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, perfundon ne nentor dhe nuk ka asnje arsye perse te mund te kerkohet nje sqarim ne Gjykaten Kushtetuese ne lidhje me mandatin e saj. Keshtu beri te qarte dje anetari i Komisionit te Ligjeve, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ne lidhje me mandatin e kryeprokurores pas zerave te eksperteve te drejtesise se afati i skadimit te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem eshte kushtetueshmerisht i paqarte. Ne lidhje me keto pretendime, Alibeaj sqaroi faktin se ne nderhyrjet qe iu bene Kushtetutes ne vitin 2007 dhe 2008, mandati i kryeprokurorit eshte i percaktuar qarte, se eshte 5-vjecar dhe se detyra e kryeprokurores perfundon ne diten e fundit te vitit te peste te mandatit te marre. "Amendamenti Kushtetues i vitit 2008 nuk permban asnje lloj dispozite tranzitore, sipas se ciles te mund te percaktoje qe ky afat te fillonte nga momenti kur u bene ndryshimet Kushtetuese. Sot kemi nje Kushtetute, e cila permban si rregull qe mandati i Prokurorit te Pergjithshem eshte 5 vjet", - u shpreh Alibeaj. Ndaj, sipas tij, nuk ka asnje lloj konflikti Kushtetues ne kete rast dhe ndaj nuk mund te pretendohet si nje rast per cuar per interpretim te Kushtetutes, kur nuk ka nje konflikt Kushtetues. "Ne kete rast, ceshtja eshte e qarte, ceshtja eshte e paster dhe eshte e shkruar ne menyre te tille qe mandati do te perfundoje ne diten e fundit te vitit te 5-te qe zonja Prokurore e Pergjithshme ka marre kete mandat", - deklaroi Alibeaj, vetem nje dite para se Ina Rama te raportoje para Komisionit te Ligjeve per raportin vjetor te institucionit qe ajo drejton. Ne kete kuader, Alibeaj tha se zevendesimi i Prokurores se Pergjithshme, mandati i se ciles perfundon kete vit, eshte nje ceshtje qe politika do ta zgjidhe se afermi. "Mandati i Prokurorit te Pergjithshem eshte pese vjet. Mandati i Prokurorit te Pergjithshem ne detyre, ky afat do te filloje nga momenti kur ka filluar efektivisht detyren e vet. Keshtu qe nuk ka kurrfare lidhje me kohen se kur jane bere ndryshimet ne Kushtetute. Diku ne fund te tetorit a nentorit mbaron dhe mandati i Prokurorit te Pergjithshem ne detyre aktualisht. Duket qe eshte ceshtje e se ardhmes se afert", - vijoi demokrati. Ne prill te vitit 2008, Kuvendi me konsensus te gjere votash ndryshoi Kushtetuten, ku nder te tjera percaktoi qe mandati pa limit i Prokurorit te Pergjithshem te kufizohej me nje mandat 5-vjecar.
KUSHTETUTA
Prokuroria, zgjedhja dhe mandati
Neni 149
1. Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes, me pelqimin e Kuvendit, per nje mandat pesevjecar, me te drejte riemerimi.
2. Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kuvendit, per shkelje te Kushtetutes ose per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e Prokurorit.
3. Prokuroret e tjere emerohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Prokurorit te Pergjithshem.
4. Prokurori i Pergjithshem raporton ne Kuvend per gjendjen e kriminalitetit.