Doganat: Akcizat, si duhen zbatuar ndryshimet e reja Eglantina Nasi
Gjoba nga 10 milione leke me e uleta, deri ne ndjekje penale. Keto jane masat ndeshkimore qe mund te pesoje biznesi, nese nuk do te respektoje sic duhet ligjin e ri "Per Akcizat". Nje paralajmerim i tille, iu be sipermarrjeve shqiptare ne teresi nga drejtori i Pergjithshem i Doganave, Flamur Gjymishka. Ne nje takim te posacem organizuar me Dhomen e Tregtise dhe Industrise, pikerisht mbi zbatimin ne praktike te ligjit te lartpermendur, kryedoganieri i ka sensibilizuar perfaqesuesit e biznesit mbi rregullat e reja qe do t'u duhet te ndjekin nga data 1 Tetor, kur edhe nis ky proces. "Ligji i ri per akcizat parashikon sanksione te rrepta per shkelesit e tij. Minimalisht, cdo biznes qe do te shkele ligjin per akcizat do te kete penalitete qe nisin nga 10 milione leke gjobe deri ne ndjekje penale", - theksoi Gjymishka, lidhur me nje fakt te tille. Prandaj, ne kete kuader, ai pohoi se prodhuesit, perpunuesit, stukuesit apo edhe importuesit e birres, alkoolit, produkteve te duhanit, kafese apo atyre energjetike, duhet qe te jene sa me bashkepunues ne zbatimin e rregullave te reja qe permban ligji i ri "Per Akcizat". Nga ana tjeter, kreu i administrates doganore u kujtoi ketyre sipermarresve faktin se vertet ky ligj permban sanksione te rrepta per ata qe nuk e respektojne ate, por nga ana tjeter ai ofron edhe lehtesira. Ne kete kuader, ai permendi risine e shtyrjes se afatit te pageses se takses se akcizes deri ne momentin e hedhjes per konsum te mallit. Kujtojme ketu, se ne ligjin e meparshem parashikohej qe taksa e akcizes te parapaguhej, fakt ky i cili gjeti kundershtimin e komunitetit te biznesit qe eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me pagesen e kesaj takse. Dhe fale konsultave te perbashketa me ligjvenesit, u arrit qe kjo klauzole te ndryshohej ne fakt, ne favor te ketij grupi interesi. Nga ana tjeter, drejtori i Pergjithshem i Doganave, e ka njohur biznesin me faktin se taksa e akcizes, per mallra si cigarja, alkooli apo kafeja, do te administrohen plotesisht nga administrata doganore duke nisur qe nga muaji tetor, ne menyre elektronike, fale sistemit te ri i cili do te vihet ne dispozicion te tyre. Duke sqaruar specifiken e procedures se kalimit te menaxhimit te kesaj takse nga administrata tatimore te ajo doganore, Gjymishka u rikujtoi gjithashtu biznesmeneve te kesaj fushe, se ne baze te ndryshimeve ne ligjin e ri, ata do te paguajne ne dogane 20% me shume detyrim akcize, per produkte te tilla si birra, vera apo rakia. Nga e cila do te perjashtohen ne fakt, vetem prodhuesit e rakise per konsum vetjak deri ne sasine prej 100 litrash dhe ata te veres, deri ne sasine prej 200 litrash.
Janar-maj 2012, akcizat shenojne humbje -13.8%
Akcizat jane nder taksat e pakta, te cilat nuk kane arritur te permbushin parashikimet e administrates tatimore rreth tyre. Kete e faktojne te dhenat rreth treguesve fiskale, publikuar nga ministria e Financave. Konkretisht, ato referojne se mbledhja e akcizes per periudhen janar-maj te ketij viti, rezulton me nivelin 13.8%, ne krahasim me parashikimin e bere prej eksperteve rreth saj. Ne vlere monetare, kjo sasi perkon me -261 milione leke me pak, qe i kane mberritur buxhetit te shtetit nga mosarketimi i saj. Nderkaq, ekspertet e Financave, parashikojne nje rritje te mbledhjes se kesaj takse, ne muajt e fundit te vitit, kur do te nise edhe zbatimi i ligjit te ri "Per Akcizat". Konkretisht, ne baze te tij, duke filluar qe nga 1 tetor e ketij viti, taksa e akcizes do te mblidhet nga doganat dhe jo me nga tatimet. Kjo reforme e re e miratuar ne Kuvend se fundmi, u atribuon pikerisht doganave, detyren e rendesishme ne menaxhimin e kesaj takse, e cila se fundmi ka treguar humbje.