E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Ligji per pronat te rishikohet ne teresi Rozeta Rapushi

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, iu bashkua dje zerit te opozites ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, ne kundershtimin e ndryshimeve ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave". Si relator i mazhorances per kete nisme ligjore, Alibeaj kritikoi jo pak si te paqarta dhe te pa vend propozimet e bera nga Ministria e Drejtesise, ne vecanti ne ndryshimet e cmimit te tokave ne draftin per te ndryshuar ligjin e pronave. Madje, demokrati sugjeroi kthimin e nismes ligjore per rishikim. "Ky eshte nje ligj qe miratohet me shumice te cilesuar te votave. Per kete arsye, nderhyrja me nje ligj te thjeshte ne nje ligj te cilesuar per me teper kur eshte e panevojshme, me duket inoportune", - u shpreh Alibeaj. Ai kerkoi pergjigje se si do te behet formula matematikore per perzgjedhjen e vleres se tregut. "Kriteret tashme i kemi te percaktuara, ne ligj nuk ben sens t'i rifusim edhe nje here me vendim qeverie. Kjo per shkak edhe efekteve te pasigurise juridike", - vijoi demokrati, duke sugjeruar qe nje gje e tille t'i mbetet Kuvendit. Ne kete pike, ish-ministri i Drejtesise, ishte ne te njejtin mendim me opoziten. Deputetja e PS-se, Shega Ligori, tha se metodologjia e cmimeve eshte e mirepercaktuar me vendim Kuvendi, ndaj nuk ka arsye te ndryshoje. "Ne i leme qeverise ne dore, te beje vleresimin e tokave te ish-pronareve, me vendime qeverie qe nuk jane aspak transparente, "ne konflikt interesi", pasi eshte po qeveria qe do te kompensoje pronat. Nderkohe qe sot ne kemi nje metodologji te mirepercaktuar me vendim Kuvendi", - u shpreh Ligori. Nga ana tjeter, Alibeaj nxori ne drite edhe probleme te tjera si paqartesite ne kategorine e trojeve qe do t'i nenshtrohen rivleresimit. "Truall qe perdoret per qellime publike, private, tregtare dhe nje alternative tjeter, nderkohe lihen edhe hapesira te tjera te truallit qe nuk perfshihen ne kete koncept, qe do te thote, qe dhe sipas ligjit, nuk i nenshtrohen kompensimit", - shtoi Alibeaj. Tjeter kritike e tij, ishte edhe fakti qe drejtoria e Koordinimit, duhej krijuar me nje ligj te vecante qe kerkon 84 vota dhe jo me ligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Po ashtu, kjo strukture dublon kompetencat e institucioneve te tjera. "Krijon idene qe nje drejtori e tille dublon apo mbivendoset me funksione klasike te drejtorise se Pergjithshme te Kodifikimit. Ajo cka i jepet me kompetence kesaj drejtorie, eshte qe te beje koordinimin, madje thuhet, edhe drejtimin e institucioneve te tjera. Disa prej tyre jane vendosur nen varesine hierarkike te ministrive te tjera", - shtoi ai. Projektligji do te konsultohet gjeresisht edhe me grupet e interesit, pronaret e ligjshem te tokave.

Kompensimi

Perfaqesuesit e Ministrise se Drejtesise pohuan dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve se jane 17.000 ha toke per t'i vene ne dispozicion te kompensimit te pronareve. Nderkohe qe ata kerkuan gjithashtu edhe zgjatjen e mandatit te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave deri ne vitin 2014. Mandat ky qe eshte deri ne fund te ketij viti. Projektligji propozon heqjen e te drejtes se parlamentit per te bere vleresimet per cmimet e pronave, duke ia kaluar qeverise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›