E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me thikë studenti, pranga bashkëmoshatarit

Policia bëri me dije se i plagosuri është shtetasi Sh.M, 24-vjeç, banues në Dibër dhe student pranë Universitetit, “Luigj Gurakuqi”.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimore, ku nga veprimet e paraprake hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe menjëherë forcat policore u vunë në ndjekje të tij.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, policia i vuri prangat shtetasit Drilon Imeraj, 21-vjeç, me banim në fshatin Pac, rrethi Tropojë, student në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur, për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të çastit, mes dy bashkëmoshatarëve. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë shërbimin e duhur mjekësor, pa rrezik për jetën. 

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale si dhe në cilësinë e provës materiale u  sekuestrua, një thikë metalike me mbishkrimin “ROCKTRAIL” me gjatësi 18.5 cm.  Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të arrestuar iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. /Start/

                                                                                             2012-06-26 10:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›