E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat per raundin e pare

E hene 28 Maj 2012 1844 KUVENDI I SHQIPERISETe merkuren ne oren 10.00 paradite do te zhvillohet raundi i pare i votimit per zgjedhjen e presidentit. Sipas nenit 87 te kushtetutes votimi quhet i kryer edhe kur nuk paraqitet asnje kandidat. Kjo hapesire kushtetuese duket se do te shfrytezohet nga partite politike pasi deri me tani asnje prej forcave parlamentare ne kampin e djathte apo ne ate opozitar nuk kane paraqitur asnje kandidature. Lideri i opozites e ka bere te qarte se i rendesishem eshte procesi dhe jo emri nderkohe qe kryeministri Berisha edhe pse prej muajsh ka thene se kandidati per president do te vije nga figurat kryesore te PD ende nuk ka artikuluar asnje emer. Nderkaq rregullorja e Kuvendit ne nenin 109 pika dy parashikon se kandidaturat per postin e presidentit qe kane marre 20 firmat e nevojshme te deputeteve duhet te kalojne per shqyrtim edhe ne komisionin e ligjeve per te pare perputhjen me kriteret kushtetuese. Anetaret e komisionit te ligjeve sqarojne se nuk ka afat per shqyrtimin e kandidaturave pasi ato mund te kalojne edhe pak para mbledhjes se seances. Por pavaresisht parashikimeve te rregullores qendrimi i lidereve politike deri tani e ka beret e qarte se te merkuren do te konsumohet nje raund votimi pa kandidat dhe politika shqiptare me pas do te kete vetem 2 mundesi per nje president konsensual para se te shkoje ne raundin e katert kur kreu i ri i shtetit mund te zgjidhet me 71 vota.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›