Policia shpeton nga vdekja nje vajze te re
BERAT- Ka tentuar te hidhet nga ura e Gorices duke dashur ti jape fund jetes nje 21- vjecare nga qyteti i Beratit. Rreth ores 11:00 dje, 21-vjecarja me inicialet E. L. ka tentuar te hidhet nga ura e Gorices, por eshte shpetuar nga forcat e policise. Vajza banore e lagjes "Gorice" eshte pare mbi uren e Gorices, hipur mbi parmaket e ures ne tentative per t'u hedhur prej saj. Kane qene kalimtaret e rastit te cilet jane vene ne alarm, sapo kane pare vajzen dhe kane njoftuar policine. Vajza nuk ka pranuar t'i afrohej askush dhe ka deklaruar se do te hidhej nga ura, nese i afrohej ndihme. Uniformat blu i jane afruar qetesisht vajzes dhe pas disa minutash ajo mesohet se ka pranuar dhe ka zbritur nga ura, duke shpetuar ne kete menyre nga vdekja. E. A