E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Largimi i Cakrrit, jo penalizim kolektiv"

Tirane- Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra ka theksuar dje se, nuk do te penalizohen te denuarit e tjere, duke mos iu dhene leje shperblyese. Nje dite pas arratisjes se Petrit Cakrrit, deshmitari i procesit te vrasjes se Azem Hajdarit, Gazmend Dibra theksoi se nuk do te kete denime kolektive, sic mund te kete ndodhur me pare. "Lejet do te vazhdojne sic eshte vepruar edhe gjate kesaj kohe, nderkohe qe do shihen me kujdes dheniet e lejeve per persona si Petrit Cakrri", sqaroi Dibra. Deklarimi i drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve erdhi pas prezantimit te projekteve, per tre burgje dhe tre paraburgime te reja me financim te BE-se. Lidhur me moskthimin ne ambientet e burgut te te denuarit Cakrri, Dibra u shpreh se "menjehere pasi mesuam moskthimin e ketij te denuari ne burgun e Shenkollit, lajmeruam Ministrine e Brendshme per te shpallur ne kerkim Petrit Cakrrin. Sipas Dibres, vete Cakrri vendosi te marre persiper nje aventure te tille, nderkohe qe dhenia e lejes ka qene korrekte dhe nje leje e meparshme shperblyese eshte zbatuar nga ky person. "Cakrri nuk kishte probleme me burgjet, por me gjykaten" vazhdoi Dibra, ndersa theksoi se "Procedurat e lejes jane dhene konform ligjit dhe ne baze te sjelljes se tij, e cila ka qene e rregullt. Arratisja e te burgosurit sigurisht qe do te shtrengonte disa hallka, per sa i perket dhenies se lejeve te te denuarve, por nuk do te thote qe do te penalizohen te denuarit e tjere", perfundoi kreu i burgjeve. Nga ana tjeter ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj theksoi se "leje do te jepen, edhe pse ndonjehere nuk respektohen".

Burgjet

Ministria e Drejtesise dhe KE paraqiten dje projektin per tre burgje te reja, si dhe tre qendra te reja paraburgimi. Per financimin e ketij projekti, jane llogaritur kostot e peraferta per ndertimin e ketyre godinave. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me shumen prej 780,000 eurosh. Problemet e mbipopullimit dhe kushteve te keqija te jeteses ne burgjet dhe qendrat shqiptare te paraburgimit, vihen ne dukje ne vazhdimesi nga disa raporte, duke perfshire edhe Progres-Raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine 2008. Perforcimi i kapacitetit te sistemit shqiptar te burgjeve, ne perputhje me standardet e BE-se dhe ato nderkombetare, eshte nje nga qellimet kryesore te bashkepunimit te Komisionit Evropian me qeverine shqiptare. Projekti ne fjale adreson rekomandimet e identifikuara ne "Masterplanin per sistemin shqiptar te paraburgimit", i pergatitur po ashtu fale ndihmes se BE-se, ne vitin 2004 nga Ministria e Drejtesise se Austrise, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve e Sllovakise, Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve te Shqiperise. Keshtu tre burgje te reja pritet te ndertohen ne Fier, Gjirokaster dhe Shkoder, ndersa tre qendra te reja te paraburgimit ne Elbasan, Berat dhe Kukes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›