Bello: MPJ, cerdhe per zyrtaret e shtetit
Partia Socialiste vijon te denoncoje abuzimet, sipas saj, ne Ministrine e Jashtme. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, tha dje se ajo qe po ndodh ne konsullatat shqiptare eshte vetem maja e ajsbergut te dhjetera skandaleve qe pritet te shperthejne. "Se pari, organika e MPJ eshte e sterfryre, ndersa dhjetera punonjes jane kontraktuar jashte struktures zyrtare, duke shkelur Ligjin mbi organizimin e Keshillit te Ministrave, VKM mbi organigramen e ministrise dhe ligjet qe rregullojne sherbimin diplomatik", akuzoi Bello. Se dyti, sipas tij, MPJ ka 3 vjet qe nuk kontrollohet nga KLSH dhe i beri thirrje ketij institucioni kushtetues te filloje urgjentisht kontrollin per t'i dhene fund shkeljeve ligjore dhe demeve te mundshme financiare. "Se treti, MPJ eshte kthyer ne nje cerdhe dhe strehe e ngrohte per femijet e ministrave, deputeteve dhe zyrtareve te tjere te partise ne pushtet, te cilet dergohen me bursa jashte shtetit apo emerohen si diplomate ne perfaqesite tona jashte vendit, duke shkelur kriteret e karrieres dhe konkurrences", renditi abuzimet sipas PS-se deputeti Bello. D.D