E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i ngrire ne debore 20 dite pas zhdukjes

PESHKOPI - Eshte gjetur pa jete 34-vjecari nga nje fshat i Dibres, qe ishte zhdukur pa gjurme qe nga data 3 janar. Pas 20 ditesh nen bore, ai eshte zbuluar vetem dje, kur bora ka nisur te shkrije. Sipas burimeve policore, trupi i pajete nuk ka pasur shenja dhune. Per nje konfirmim zyrtar per shkakun e vdekjes, do te priten ekzaminimet, por te dhenat e para nga keqyrja e kufomes, lene te mendosh se ai ka humbur jeten si shkak i te ftohtit dhe qendrimit per nje kohe te gjate i bllokuar nga bora. Zhdukja e tij u denoncuar nga familjaret ne daten 7 janar, kur reshjet e bores ishin te shumta dhe ato zona u bllokuan. Atehere familjaret denoncuan humbjen e 34-vjecarit Hysen Leka, nderkohe qe policia deklaroi se, gjetja e tij ishte e veshtire, pasi bora kishte shtruar deri ne nje meter trashesi.

Zhdukja

Hysen Leka, rezultonte i humbur prej 20 ditesh, si pasoje e debores se madhe qe kishte mbuluar Dibren. Sipas burimeve nga policia, trashesia e madhe e bores ne fshatrat e zones kishte bere qe 34-vjecari, te mos gjendej qe prej dates 3 janar. Zhdukja e tij, eshte denoncuar nga familjaret, te cilet dhe pse kishin kerkuar per dite me radhe nuk e kishin gjetur. Te afermit e 34-vjecarit nga fshati Zall-Rec, kane njoftuar ne polici duke rrefyer dhe largimin e te afermit te tyre nga shtepia ku banonte. Ai ka dale nga shtepia mengjesin e dates 3 janar, per te kryer nje vizite tek mjeku stomatolog, por nuk eshte kthyer me ne shtepi. Leka sipas te dhenave, ishte nisur per te shkuar tek dentisti ne nje fshat fqinj, por sic duket, debora e madhe, i ftohti dhe veshtiresite, kane bere qe ai te ngelte ne rruge dhe te mbulohej me pas nga bora, per t'u gjetur diten e djeshme. Policia

Kane qene banoret e zones qe kane gjetur trupin e te riut. Me pas ata kane njoftuar Policine e Dibres, e cila eshte nisur per ne fshatin Rec te Dibres, ku ishte gjetur nje trup i pajete. Pasi ka mberritur menjehere ne vendngjarje, eshte konstatuar se, trupi i pajete ishte i nje banori te fshatit Rec. Nga dokumentet qe mbante ne trup eshte bere i mundur dhe identifikimi i shpejte i tij. Ai eshte Hysen Leka i moshes 34 vjec. Trupi i pajete nuk ka pasur shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se, vdekja te kete ardhur si pasoje e te ftohtit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›