Alibeaj: Ndryshimet Kushtetuese, kemi ligjin themeltar me standardet më të mira Evropiane

Kushtetuta e vitit 2008 i jep Presidentit të Republikës të gjitha hapësirat për të ushtruar funksionin e tij mbi palët pavarësisht se nga cila mazhorancë zgjidhet, e djathtë apo e majtë. Përkundrejt propozimit të opozitës për ndryshime kushtetuetse, deputeti demokrat , konstitucionalisti Enkelejd Alibeaj deklaroi në një simpozium kushtuar rishikimit ose jo të Kushteteutës, se ligji aktual themeltar është e standardeve më të mira europiane dhe i siguron kreut të shtetin pavarësinë e duhur për të ushtruara detyrën. Për Enkelejd Alibeajn opozita mund të përdorë si armë të sajën presioni pozitiv që mund të ushtrojë gjatë raundeve parlamentare të votimit të emirt të kreut të ri të shtetit. “Dëshira, kërkesat për të sjellë ndryshime Kushtetuese të opinionit politk madje do të duhen të fokusohen mbi të gjitha në mundësinë teorike dhe praktike, se sa të vlefshme mundet deh duhet të jenë ato. Të mos jenë thjeshtë dhe vetëm dëshira politke, por mbi të gjtiha jenë mundësira profesionale”- u shpreh Alibeaj. Në këtë tryezë u konkludua se ndryshimet kushtetuese të tre viteve më parë nuk kanë prekur parimet themelore kushtetuetse, por ekspertët më të njohur të ligjit në vend theksuan që në atë kohë thelbi i ndryshimeve nuk duhet të ishte kufizuar mes partive të mëdha politike.
...